web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Procedimi i 4 prokurorëve/ Ish-ministri i Ramës: Kësaj i thonë drejtësi me ligjet e drogës

28 Janar 2018, 20:06, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme se ka nisur procedim ndaj dy prokurorëve të cilët kanë përfaqësuar akuzën në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër të arrestuarit Nazer Seitaj, i cilësuar nga prokuroria e Katanias, si financieri i grupit kriminal që drejtohej nga Moisi Habilaj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manjani e ka quajtur këtë veprim, si “Drejtësi me ligjet e drogës”.

“Në asnjë shtet ku vepron ligji nuk ndodh që prokurorit i heqin nga duart të pandehurin dhe e marrin në përgjegjësi penale, për këtë gjë!

Është kulmi i maskarallëkut!

E përsëris: i thonë prokuroreve që hetojnë trafikantin, jeni fajtorë për faktin se ne (dmth eprorët) ta hoqëm trafikantin nga dora!!!

Kjo ndodh në prokurorinë e përkohshme të përgjithshme që merret me çështje të përveçme!”, – shkruan Manjani.

Sipas tij zgjedhja e saj në dhunim të Kushtetutës ishte paralajmërimi se të tilla ngjarje të shëmtuara do të vinin.

Postimi i plotë i Manjanit:

Drejtësi me ligjet e drogës.
?????
Në asnjë shtet ku vepron ligji nuk ndodh që prokurorit i heqin nga duart të pandehurin dhe e marrin në përgjegjësi penale, për këtë gjë!

Është kulmi i maskarallëkut!

E përsëris: i thonë prokuroreve që hetojnë trafikantin, jeni fajtorë për faktin se ne (dmth eprorët) ta hoqëm trafikantin nga dora!!!

Kjo ndodh në prokurorinë e përkohshme të përgjithshme që merret me çështje të përveçme!

Zgjedhja e zonjës Arta Marku në dhunim të Kushtetutës, nuk mund të mos prodhonte kësi ngjarjesh të shëntuara!

Ligji i shtetit ngarkon me përgjegjësi Prokurorin e Përgjithshëm që të mbledhë të dhëna e të koordinojë prokuroritë e çdo hallke! Nuk mund të ketë faj prokurori i thjeshtë, pse Prokurori i Përgjithshêm vendos, pa e pyetur, largimin e personit që ai (prokurori i çështjes) po e heton.

Ja largojnë të pandehurin fshehtas dhe i thonë ? fajin e ke për largimin që bëmë ne?! Kulmi!

Kjo llogjikë vetëm në ligjet e drogës e të krimit zbatohet, jo nga drejtuesit e Anti-krimit!

Kujt i bëhet qejfi duke goditur pa faj prokurorë e çështjes?

Fare e thjeshtë: trafikantëve dhe politikanëve që janë me ta!

Ja ku është prova e kapjes së drejtësisë: në krye të Prokurorisë duke larguar çdo provë apo person nga hetimi dhe drejtësia shqiptare!

Asnjë filtër i shtetit nuk funksionoi, asnjë!
Se me ç?urdhër doli nga paraburgimi i pandehuri? Si ka mundësi që drejtuesja e Prokurorisë dhe Ministrja e Drejtësisë pretendojnë se nuk e dinin që ai ishte i arrestuari i drejtësisë sonë?

Ka shumë pyetje, por përgjegjëse është PROKURORIA e PERGJITHSHME! Ajo është e para! E kishte për detyrë ta dinte këtë gjë!

Bashkë me të duhet ta dinte Drejtoria e Burgjeve dhe Policia e Shtetit, por këto vijnë të dytat në radhë.

Në fund pa dyshim edhe Ministrja e Drejtësisë e cila e kishte për detyrë të dinte statusin e te paraburgosurit! Drejtoria e Burgjeve pyetet gjithmonë sa herë merret një vendim ekstradimi!

Çdo me thënë kjo ?nuk e dinim??!

Nëse duam të argumentojmë me llogjikën e ligjit të shtetit kjo është rruga! Nëse përdoret llogjika e drogës ajo që bënë me këtë ekstradim është krejt ?e rregullt?!

Po në llogjikën e ligjit të shtetit, them se Prokuroria e Krimeve të Rënda fillon direkt çështjen dhe fillon arrestimet e të gjithë zinxhirit të atyre që lejuan dhe kryen këtë ekstradim!

Ky është pengim i pastër i drejtësisë! Është reagim i krimit të organizuar mbi drejtësinë!

Nëse nuk mendohet kështu, kush i thotë vetes prokuror e gjykatës, ta lërë më mirë atë detyrë! /CNA.al

Dosja Habilaj/ Arta Marku kërkon ?kokat?e katër prokurorëve





Lajmet e fundit nga