web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Avionë privatë dhe ora 72 milionëshe, nga kush po sfidohen fëmijët e pasur shqiptarë?

14 Janar 2018, 14:13, Aktualitet CNA

Mediat angleze kanë shkruar ditën e djeshme për fëmijët shqiptarë, të cilët bëjnë një jetë luksi dhe kanë një stil të shfrenuar të përdorimit të parave.

Por përveç fëmijëve pasanikë të Greqisë dhe atyre turq, një tjetër komb po sfidon shqiptarët e pasur.

Sipas “The Sun”,  fëmijët e të pasurve shqiptarë që trashëgojnë pasuritë e vendit, kanë konkurrentë të fortë fëmijët gjermanë.

Në faqen “The Rich Kids of Germany”, adoleshentët e kamur bëjnë jetë përrallore me avionë privatë, jahte luksoze dhe bizhu e ora që shkojnë deri në 72 000 paund.

Fotot e gjermanëve të pasur tregojnë luksin e tyre për tu patur zili, ku fëmijët ndonëse disa pa mbushur ende 18 vjeç shfaqen me shuma të mëdha parash, rroba firmato, puro, shampanjë dhe makina superluksoze.

Sipas “The Sun”, gjermanët konkurrojnë shumë më afër me të pasurit grekë të cilët kanë një jetë më të shthurur brenda luksit që u lejohet./CityNews





Lajmet e fundit nga