web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akulli pushton liqenin/ Shpendët në rrezik

14 Janar 2018, 13:59, Aktualitet CNA

Një ngjarje shqetësuese për shpendët, është duke ndodhur në rajonin kinez të Xinjang, pasi liqeni i parkut është mbuluar nga akulli.

Rojet e pyjeve të Manes National Wetland Park, janë impenjuar për tu kujdesur për mijëra shpend emigratorë, të cilët ndodhen në rrezik për shkak të akullit, në mënyrë të veçantë për mjellmat dhe rosat.

Liqeni i parkut është mbuluar nga akulli, për shkak të të ftohtit që ka përfshirë vendin, me temperatura të ulëta që kanë shkuar deri në -28 gradë.
Personeli që  kujdeset për parkun ka hapur një grope rreth 50 metra të gjatë dhe tre metra të gjerë, në mënyrë që të bëhet furnizimi me ujë i shpendëve. /CityNews

 

 





Lajmet e fundit nga