web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A ka prova Sajmir Tahiri, që përfshijnë shumë politikanë të lartë në trafiqe?

14 Janar 2018, 14:01, Aktualitet CNA

Nuk duhet të jetë nga ato që rëndom i quajmë pyetje 1000 $.

Edhe pse zyrtarisht nuk pranohet, ka të dhëna se ish ministri nuk ka bërë asgjë në kokë të vet dhe se ai ka materiale (përgjime) që implikojnë në rastin më të keq, shumë bashkëpunëtorë të lartë.

Burime nga agjentë të Shërbimeve Sekrete, thonë se në kohën kur drejtonte Ministrinë e Brendshme Sajmir Tahiri, në polici janë marrë dy përgjues.

Njëri i njohur si IMSI-Catchers dhe një tjetër ende i paidentifikuar. Një skuadër e tërë policësh kanë punuar për të përgjuar për llogari të ministrit në atë kohë.

Ditën kur prokuroria ju drejtua Kuvendit me kërkesën për heqjen e imunitetit të tij si deputet, Sajmir Tahiri deklaroi se në rast se e burgosin, ai do të flas?

A do të bëhet Tahiri si Totorina??

Pyetja lind natyrshëm, kur mëson se ndaj Sajmir Tahirit nuk ka një hetim të thjeshtë, nëse është apo jo ai që përmendet në përgjimet e Habilajve, por se cili ka qenë roli i tij në kultivimin dhe trafikimin e drogës.

Nuk është aspak e vështirë të mësosh të vërtetën rreth këtij fakti.

(CNA) City News, mësoi zyrtarisht, por pa cilësuar emrin e titullarit, se hetimi ndaj ish ministrit Tahiri është duke u kryer në themel.

Ndaj tij po hetohet në kushtet e grupit të strukturuar kriminal, pra si pjesë e një organizate, për të cilat merr dhe kompetencat kjo gjykatë.

Në hetim janë përfshirë edhe katër shtete të BE-së, të cilat pritet të kthejnë letër-porositë me të dhëna të sakta në lidhje me: lëvizjet e ministrit Tahiri, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme (prona, para) që rezultojnë në emër të tij apo familjarëve, në formën e bashkëpunimit me rastet e trafikut.

?Ky hetim është kompleks?- thotë prokurori i çështjes.

Një gjë është e sigurtë, dosja ndaj ish ministrit do të hetohet nga i njëjti prokuror.

Shkrirja e Prokurorisë dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda pas 4 muajve nuk ndryshon fatin e pagëzuesit të çështjes.

Krijimi i Gjykatës dhe Prokurorisë speciale (SPAK), do të vendos për fatin e atyre çështjeve, që do nisin po atë ditë nga hetimi./CityNews

 





Lajmet e fundit nga