web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama “vajton” koalicionin me LSI/ Me ta na ndau refoma në drejtësi

6 Janar 2018, 10:15, Aktualitet CNA

Reforma në drejtësi ka qenë kryefjalë e kryeministrit Edi Rama, në mbledhjen e asamblesë së Partisë Socialiste.

Rama ka pohuar se reforma në drejtësi ishte procesi që e ndau LSI nga PS, koalicionin e katër viteve qeverisje dhe tanimë ata janë rikthyer sërish në çadër së bashku me  PD me të njëjtin qëllim.

?Jemi dëshmitarë se aleatët tanë të mandatit të parë janë kundër reformës në drejtësi. Ne rrezikuam qeverisjen por nuk lamë që të rrezikohej reforma në  drejtësi. Reforma në drejtësi  ndau rrugët me aleatin tonë të djeshëm në qeverisje. Opozita tanimë e konsoliduar si një kamp kundër refomës në drejtësi. Jo vetëm PD, por edhe partia tjetër me të cilët ne ndamë 4 vite përpjekje dhe shumë rezultate të përpjekve tona, janë rikthyer në çadër, me të njëjtën pllakë gramfoni me të njëjtin qëllim për të mos lejuar çuarjen para të reformës në drejtësi?- deklaroi Rama. /CityNews





Lajmet e fundit nga