web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Integrimi në BE/ Bushati thirrje opozitës: Mos u bëni bllokadë

6 Janar 2018, 09:44, Aktualitet CNA

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në mbledhjen e asamblesë së Partisë Socialiste, ka folur për prioritetet e qeverisë në vitin 2018.

Bushati ka theksuar se Shqipëria pret hapjen e negociatave në qershor, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të mos bëhet bllokadë në procesin e integrimit.

?Kryeprioriteti i Shqipërisë është hapja e negociatave. Brenda këtyre 100 ditëve Kuvendi bashkë me qeverinë kaluan një proces të vështirë për konstituimin e institucioneve të Vettingut. Reforma zgjedhore hap mundësinë e dialogut me opozitën, shpresojmë që shqiptarët që ndodhen jashtë vendit të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. Prioriteti kryesor ka lidhje me reformën në drejtësi.

Pika e dytë ka të bëjë me axhendën diplomatike të Shqipërisë, gjatë 100 ditëve ka qenë e ngarkuar, por do të jetë edhe më intensive. Mesazhi nga BE është që Shqipëria është shembull suksesi në reforma. Nëse do të vijohet më këtë ritëm Shqipërisë do i propozohet hapja e bisedimeve për anëtarësim. Në Shkurt KE do të prezantojë strategjinë e zgjerimit, të gjitha vendet e rajonit do të jenë të gjitha vendet e rajonit. Ne presim që të ofrohet një hartë rruge për të gjitha vendet.

Në prill në presim që KE të hapë bisedimet për anëtarësim, që pritet të konkretizohet në samitin e Sofjes dhe samitin e BE në qershor të këtij viti. Negociatat nuk i hap Rama, opozita të bashkëpunojë dhe të mos bëhet barrikadë. Shpresoj që opozita të dalë nga kjo gjendje për të kuptuar që nuk bëhet fjalë për fatin e qeverisë dhe një kryeministri, por të Shqipërisë?, dekaroi Ditmir Bushati. /CityNews





Lajmet e fundit nga