Video-Treni përplaset me kamionin/ 14 të vdekur dhe 268 të plagosur
14 persona kanë humbur jetën dhe 268 të tjerë janë plagosur,...
Ilir Meta dhe Edi Rama janë dy njerëzit që bëjnë historinë edhe këtë Vit. Eshtë viti kur Shqipëria mund të marrë statusin e vendit kandidat për në BE dhe një vit ku mund të marrë formë reforma në drejtësi. Si dhe një vit ku qeveria duhet të ulet seriozisht dhe pa hile me PD-LSI për disa reforma të rëndësishme si reforma zgjedhore, reforma për strukturën e re të pushtetit vendor si dhe dakortësia për një reformë drastike në Policinë e Shtetit, ku të marrin pjesë pozitë-opozitë në një komision parlamentar për këtë çështje, pasi policia e shtetit duhet të jetë e shtetit dhe jo e një pushteti, kushdo qoftë në krye të qeverisë.
Realisht Sali Berisha mbetet një Burrë Shteti, dikush e shan e dikush e lavdëron, por ama ka bërë histori në këtë vend. Por për të qenë realist po shkon kah pleqërisë politike dhe kjo është e përbotshme ku një lider ikën nga politika, por mbetet në histori. Lulzim Basha po konturohet si lider, por duhet pranuar se duhet ca vite që të jetë gati për pushtet. Monika Kryemadhi po rritet si lidere e një partie politike, e para femër në politikë si kryetare, por ajo ka thënë se nuk pretendon për kryeministre. Me sa duket ajo do jetë një politikane sa më pranë njerëzve në hall dhe nuk aspiron për pushtet për vete. Ajo vetë nuk duket se synon post ekzekutiv.
Edhe kët vit mbeten në skenë si dy njerëzit që bëjnë politikë dhe historinë e Shqipërisë, Ilir Meta dhe Edi Rama. Të dy politikanë të regjur, ambiciozë jo vetëm për karriket e tyre, por për vendin, ndonëse nuk besojnë më te njeri tjetri. Se cili e ka fajin në mosbesim mbetet publiku ta vlerësojë, por nëse nisemi nga interesat e Shqipërisë, sidomos këtë vit, ka nevojë për marrëveshje besimi mes Metës dhe Ramës, natyrisht mund të rrijnë të dy në marrëveshje me brekë hekuri, por kjo duhet realizuar si marrëveshje besimi për Shqipërinë. Janë të dy që vendosin fatin e vendit në këtë vit kur pritet marrja e statusit në BE në maj në Samitin e Bullgarisë ku do mblidhen kryetarët e shteteve europiane.
Nuk është problemi te pakti miqësor mes tyre, pasi ai mbetet çështje personale e të dyve. Flitet për të ardhmen europiane të vendit, ndaj insistimi për dakortësi mes tyre, pra mes Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama shtrohet si një detyrë imperative e vendit, të paktën për vitin 2018.
Kushdo që njeh forcën logjike dhe lidhjet e Presidentit Meta si dhe elokuencën dhe spërdredhjet diplomatike e politike të Edi Ramës në Europë e di mjaft mirë se këta të dy e kanë në dorë fatin e vendit për këtë vit. Duhet paksa mirëbësim duke mos patur shumë prapë besim te njeri tjetri, dhe Shqipëria ecën në vitin 2018 në shinat europiane dhe euroatlantike. Natyrisht edhe një autokritikë kryeministrore ndaj ish-aleatit të dikurshëm qeveritar, aq me tepër kur flitet për elementin femër ku kushdo në botë duhet të tregohet gjeneroz dhe korrekt.
Kryeministri nuk duhet të bëjë protoganizëm me gratë, aq me tepër kur flitet për bashkëshorten e Kryetarit të Shtetit, edhe nëse ajo preferon me shumë politikën dhe opozitën, se sa First Lady.
Për dreq jemi të detyruar të pranojmë se Presidenti dhe Kryeministri e kanë në dorë fatin e Shqipërisë, ndaj duhet me tepër mirëbesim për të ardhmen europiane të shqiptarëve. Mund të ketë qytetarë të ndryshëm ku sejcilin prej këtyre të dyve, veçmas, e duan në hell. Por është fati i përbashkët i qytetarëve shqiptarë që vitin 2018 e kanë vendimtar. Ndaj të gëlltisim, sejcili nga pak, dhe të shikojmë pozitiven e përbashkimit./ Koha Jonë
14 persona kanë humbur jetën dhe 268 të tjerë janë plagosur,...
Arratisja nga ambientet e paraburgimit në Petrou Ralli të Gr...
Në këtë shkrimin tonë të gjinisë foto-fakt për lexuesit po o...
Viti 2017 në Durrës u mbyll me dy avantazhe përsa i përket b...
Nëpërmjet një editoriali të publikuar në faqen zyrtare të Am...
Nga Artur AJAZI-Partia Demokratike në opozitë tashmë për m...
Muret e periudhës romake të Durrësit në PortoromanoNë dhjeto...
Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve...
Deputeti demokrat Agron Shehaj akuzon LSI se ka heshtur në l...
Lori Hoxha është një ndër blogeret më të ndjekura në Shqipër...
Kreu i ALUIZN-t Artan Lame deklaroi se brenda dy viteve të p...
Kjo mund të cilësohet si një prej vjedhjeve më të papreceden...
Getoar Selimi është pa dyshim një ndër reperët më të pëlqyer...
Moti i keq i fillimit të dhjetorit shkaktoi probleme të shum...
Beatrix Ramosaj tregohet shumë e kujdesshme përsa i përket j...
Denny Kwan, 24 vjeçarja nga Kamboxhia është përjashtuar për ...
Konvertimi i Forcës së Sigurisë së Kosvës në ushtripor edhe ...
Vajza e vetme e aktores së njohur Ema Andrea di si të “godas...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili akuzon k...
Një 20-vjeçar në Delvinë është dhunuar dhe grabitur nga pers...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...