web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rikthehet energjia në disa zona të Tiranës/ OSHEE: Linja u dëmtua me armë zjarri

1 Janar 2018, 12:53, Aktualitet CNA

Është rikthyer energjia elektrike në zonat e Tiranes qe ishin pa drita. Zyrtarisht OSHEE bënë me dije se OST ka kryer denoncim në polici në komisariatin nr 4, pasi të dhënat paraprake tregojnë se linja e OST  është goditur me mjete zjarri (dyshohet armë zjarri pasi është gjetur gezhojë).

NJOFTIMI:

Gjate 24 oreve te fundit dhe ne vijim OSHEE eshte vendosur plotesisht ne gatishmeri, me 1800 punonjes ne te gjitje vendin!
Per te pare nga afer situaten dhe udhezuar strukturat e posaçme, Administratori i OSHEE, z.Adrian Çela zhvilloi nje inspektim ne dispecerine rajonale te Drejtorise OSHEE Tirane.

Masat e marra bene te mundur nje organizim dhe reagim te shpejte per menaxhimin e rrjetit shperndares te energjise elektrike.

Eshte per tu theksuar fakti i normalizimit te rrjetit ne zonen e Nst Traktora brenda 40 minutash, pas nderprejes qe ndodhi nga demtimi i linjes 110 kV te OST.

Per ngjarjen e kesaj te fundit, OST ka kryer denoncim ne polici ne komisariatin nr 4, pasi te dhenat paraprake tregojne se linja e OST eshte goditur me mjete zjarri (dyshohet arme zjarri pasi eshte gjetur gezhoje).

Aktualisht qe flasim, situata e furnizimit me energji elektrike paraqitet tejet normale!





Lajmet e fundit nga