web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjysma e Tiranës pa drita për Vitin e Ri/ OST bën denoncim në polici

1 Janar 2018, 11:51, Aktualitet CNA

Pothuajse gjysma e Tiranës ka mbetur pa energji elektrike në natën e ndërrimit të viteve.

Shkak për këtë mësohet se është bërë një defekt në nënstacionin e ish-uzinës traktori në Tiranë. Por për OST-në, ky nuk ka qenë një defekt, por një ngjarje e qëllimshme.

Një prej drejtuesve të sektorit të OST-së, ka bërë denoncim në Policinë e Tiranës. Sipas tij, në kabinën e dëmtuar është gjetur edhe një gëzhojë arme.

?Për ngjarjen e kësaj të fundit, OST ka kryer denoncim në polici ne komisariatin numër 4, pasi të dhënat paraprake tregojnë se linja e OST është goditur me mjete zjarri (dyshohet armë zjarri pasi është gjetur gëzhojë)./ CityNews





Lajmet e fundit nga