Dosja "Toyota Yaris"/ GJKKO dërgon për gjykim me themel ish-oficeren e BKH
Gjykata e Posaçme ka dërguar në gjyq dy të pandehurit në d...
Gjykata e Posaçme ka dërguar në gjyq dy të pandehurit në d...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, më në fund është zgjuar nga gjumi letargjik dhe po shpall lëvizjen opozitare drejt protestave popullore, kundër qeverisë.
Deri këtu jemi tek ajo që të gjithë shqiptarët duan, që të kenë një opozitë të vërtetë në aksion, dhe të fortë, jo një opozitë në funksion të Edi Ramës, dhe pjesë të aferave të qeverisë, ashtu siç e kemi pasur pas marrëveshjes së famshme të 18 majit.
Në fakt më shumë se një aksion kundër qeverisë, Luli është në një lëvizje për të shpëtuar veten e tij pas analizës, nëse mund të quhet e tillë, ajo që ka ndodhur javët e fundit në PD. Të deleguarit i kanë raportuar Bashës, se situata në bazë është katastrofë. Në shumicën e analizave në grupseksione apo seksione, ai është i braktisur nga gati 70% e demokratëve. PD është e përçarë, ka një frymë të fortë kundër kryetarit, dhe vetë Basha akuzohet si përgjegjësi kryesor për situatën që po kalon kjo forcë politike.
Sot Basha ka artikuluar një qëndrim për bashkimin e shqiptarëve kundër qeverisë. Ai ka thënë, “Detyra jonë është që të bëjmë bashkimin më të madh të shqiptarëve që nga viti i themelimit tonë, të bëhemi zëdhënësit dhe përçuesit e kësaj shumice absolute të shqiptarëve dhe t?u themi se rrugëdalja nuk është as rënia në depresion, as vetëflijimi, as tragetet, as emigrimi, as avioni por bashkimi në sheshet e protestës.”
Pyetja është e thjeshtë, a mund t’i bashkojë Lulzim Basha shqiptarët, pasi ka përçarë dhe ka bërë sallatë Partinë Demokratike dhe opozitën?
Të gjithë do të duan një opozitë të fortë të besueshme, përballë tepsisë së Edi Ramës, ku shpesh kullufit ndonjë copë edhe Lulzimi. Në fakt nuk e kemi një opozitë të tillë, Basha ka përçarë PD dhe strukturat e saj. Ka humbur turpshëm zgjedhjet me paaftësinë e tij epike. Ka nxjerrë jashtë dhe ka luftuar palcën e PD, tradhtoi militantet dhe shiti mandatet e përfaqësuesve të demokratëve. Përtej kësaj ka përçarë opozitën, ka dëmtuar partitë e djathta tradicionale, ka goditur shtyllën kurrizore të kësaj partie, duke lëvizur sa majtas djathtas për interesat e tij klienteliste dhe korruptive.
Basha ka thirrur në koalicion, partinë më të korruptuar të sistemit, LSI-në, e cila ka 8 vite në pushtet me bëmat dhe gjëmat e saj. LSI-ja është aleanca që ofron Basha tek shqiptarët, bashkë me përçarjen dhe goditjen që i bëri PD-së dhe bazës së saj. Edhe me vjedhjen e votave për tu rizgjedhur kryetar.
Sot Luli hedh alternativën bashkimi i shqiptarëve, ku si produkt të tij ka shkatërrimin e PD-së dhe dashurinë e tij me LSI. Shqiptarët presin një opozitë të vërtetë dhe jo një lëvizje fasadë, gjoja kundër Ramës, që në fakt i shërben Lulit për të mbajtur postin e kryetarit, pasi është i bindur tashmë se baza e demokratëve e kanë braktisur. Një lëvizje që Lulit i duhet për interesat personale të tij. Të shkojë në protesta, të ushtrojë presion ndaj qeverisë, dhe pasi Rama të hedhë kockën e radhës, Luli të mbushë xhepat e tij dhe familjarëve të tij dhe të tradhtojë demokratët dhe shqiptarët që duan opozitë, as xhepin e Lulit, dhe as interesat e tij korruptive të lidhura me Edi Ramën. /CityNews
Teksa ka vijuar komentimin e situatës polityike në Partinë D...
Bashkim mes motrave për festa. Tre vajzat e Demi Moore dhe B...
Ish Kryeministri Berisha, ka publikuar në rrjete sociale, nj...
Aktorja e humorit Rudina Dembacaj u bë nënë për herë të parë...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ngushëlluar ...
Aksionin opozitar të opozitës e ka komentuar dhe ish-kreu i ...
Drejtori i Arkivës së Shtetit Ardit Bido, i ftuar në studion...
Të kryesh marrëdhënie seksuale me partnerin apo persona të n...
“Ne jemi shumë keq me numra, sepse ne kemi rënë 14 mandate. ...
Sipas një studimi të ri të kryer nga Universiteti Indiana, b...
Pas ndarjes nga jeta të mjekut, Agim Sallaku, ka reaguar dhe...
Nuk ekzistojnë dy vagina të ngjashme. Lexoni përse….Femra me...
Një muaj më parë, u përmbytën nga lumi Osum, ndërsa sot prej...
Tashmë si një traditë, edhe ky fundvit e gjen Grupin Balfin ...
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, iu bashkua nismës së Mini...
Mjekët janë gjithmonë të ekspozuar ndaj baktereve dhe viruse...
Nëse parfumin e mbani në banjë, ai mund të prishet. Besoni o...
Nga gjyqi i Emiliano Shullazit i cili ka nisur dy orë më par...
“Reforma zgjedhore është një detyrim moral ndaj qytetarëve”,...
Këtë prag Viti të Ri emigranti shqiptar në Itali Martin Blli...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...