Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjesin me një shkrim nga ?The Travel Women?, që e ka përzgjedhur Shqipërinë në 18 destinacionet kryesore për vitin 2018.
?Mirëmëngjes?, dhe me këto 11 arsye për të vizituar Shqipërinë nga ?The Travel Women?, që e ka përzgjedhur vendin tonë në 18 destinacionet kryesore për vitin 2018, ju uroj një të dielë të qetë?, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.
Por qytetarët të irrituar me heshjen e tij dhe të shtetit shqiptarë, ndaj rastit tragjik të Florenc Beqirajt, e kanë ?masakruar?, Kryeministrin, duke I thënë se nuk e duan mëngjesin e tij indifferent, derisa Shqipëria është kthyer si Bangladeshi, ku më shumë numërohen arsye për të mos e vizituar Shqipërisë, se për të kundërtën.
?O Zoti kryeministër: qenke tamam fansi i serialit ?House of Cards?, kur nuk e kontrollon dot kaosin, atëherë krijon kaos më të madh. E paske bërë Shqipërinë më të mire se Dubai, ia paske marrë në kthesë. Ty vetëm Monika kokë shtanga të sjell në linja?, është shprehur një qytetarë.
?Ku e ke Shqipërinë tënde të bukur z. Kryeministër? Ti këtë mëngjes je zgjuar i qetë me shërbetoren që të sjell kafe me fëmnijët që ti këtë mëngjesa u cove dhe i përshëndete, ndërrsa nënane Florencit është duke u përpëlitur, se ajo s?do ta shohë më të birin me sy?, shkruan një tjetër qytetare.
?Dhe 11 arsye për të mos ardhur. Korrupsioni, infrastruktura si në Bangladesh, indiferentizmi për emigrantet kriza e thellë ekonomike, një parlament fasadë, mos heqja e imunitetit, politika anti shqiptare me votën kundër SH.B.A, mos mbajtja e premtimeve. Një diktaturë demokratike, çfarë mund të shkruajmë edhe më shumë. Jeni fatkeqësia e një populli, i cili e meritoj nga blerja e votës për nje thes miell. Do mbeteni ti dhe të gjithë ju politikanet një hije e zezë e atij kombi. Më mire të heshtet se dhe heshtja tregon edukatë dhe të punoni një gjë që nuk e besoj?, i është kundërpërgjigjur një qytetarë.
Postimi i plotë i Kryeministrit:
MIRËMËNGJES
dhe me këto 11 arsye për të vizituar Shqipërinë nga ?The Travel Ëomen?, që e ka përzgjedhur vendin tonë në 18 destinacionet kryesore për vitin 2018, ju uroj një të dielë të qetë ?
* * *Ajo ka plazhe mahnitëse të stilit grek, kështjella historike që ngjasojnë me Uellsin dhe shëtitore të gjëra ku kafet janë të rreshtuara njëra pas tjetrës si në Barcelonë.
E gjithë kjo është e vendosur në një vend të bukur, të përballueshëm dhe totalisht të paeksploruar për të cilin ndoshta ju nuk keni dëgjuar ende asgjë deri më tani.
Shqipëria është përzgjedhur madje në 18 vendet kryesore që ne rekomandojmë në 2018!
Më poshtë janë 11 arsye pse ju duhet të vizitonë këtë perlë të fshehur të Evropës (para çdokujt tjetër):
6 Vakte nga ferma në tavolinë: Nëse nuk është e sezonit, ju nuk do ta gjeni në menu në Shqipëri. Unë me të vërtetë mund ta shijoj freskinë dhe cilësinë e çdo produkti në pjatën time çdo ditë. Shqipëria është mbretëresha e kuzhinës nga ferma në tavolinë, sepse njerëzit i kultivojnë vetë ushqimet e tyre. Ju mund të hani rrush, mish nga ferma dhe çdo gjë tjetër të bërë me dorë, kudo që shkoni. Madje edhe verën! Një herë hëngra peshk dhe pastaj më treguan edhe varkën me të cilin e kishin kapur. Ndihesha sikur haja në Blue Hill, te Stone Barns. Dhe çdo gjë është e freskët dhe pa konservantë apo kimikate, ndërkohë që pas një jave kisha humbur nja dy kilogramë në peshë.
7 Histori e pabesueshme: Vendosa të shkoj në Shqipëri kur mësova vendin e saj në hartë. Ajo është pjesë e Ballkanit, që kufizohet nga Greqia dhe Maqedonia, ndërkohë që Italia ndodhet përtej Jonit dhe Adriatikut. Ajo ka histori të pasur si edhe fqinjët e saj. Ju do të shikoni rrënoja 5 000-vjeçare, arkitekturë otomane, rrugë të përshkuara nga Aleksandri i Madh, kështjella antike dhe fshatra majë malesh. Shqipëria i ka të gjitha. Por, ndryshe nga fqinjët e saj, ajo është e paprekur dhe e paeksploruar.
8 Njerëz të dashur: Shqiptarët e vlerësojnë praninë tuaj atje. Gjatë udhëtimeve të mia nëpër botë kam përjetuar momente kur banorët lokalë nuk janë të kënaqur me faktin që fshatrat dhe qytetet e tyre janë të mbipopulluar me turistë. Ndonjëherë jam ndjerë edhe e jomirëseardhur. Por ky nuk mund të jetë kurrë rasti i Shqipërisë. Kur banorët lokalë këtu kuptojnë që ju keni zgjedhur vendin e tyre ata janë të mbushur me krenari dhe bëjnë gjithçka që ju të ndiheni shkëlqyeshëm në udhëtimin tuaj. Ky nuk është vend i rrezikshëm, njerëzit janë të këndshëm dhe ju presin krahëhapur.
9 Qytete të trashëgimisë botërore të UNESCO-s: Qyteti i Beratit dhe Gjirokastrës janë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që ju nuk i keni dëgjuar kurrë, por që do t?ju mahnisin. Janë pak orë larg njëri-tjetrit.
10 Nuk ka nevojë të kërkosh udhëtim të planifikuar: Përpara shumë udhëtimeve të mia, unë çmeritem duke kërkuar hotele, restorante, vende për t?u parë, bare dhe dyqane. Ndonjëherë edhe lodhem nga i gjithë ky planifikim. Kështu që nuk më ngelet gjë tjetër veç të marr një hartë dhe të shoh nga do të shkoj. Kjo nuk ndodh në Shqipëri! Falë Limitless Albania, unë lashë dikë tjetër ta bënte këtë punë. Ky vend është kaq i paeksploruar, sa kisha nevojë për një ekspert lokal për ndihmë. Ia besova këtë gjë Fatmirit, që nga e ngrëna deri te e fjetura dhe them se nuk kam patur kurrë pushime kaq pa stres.
11 Do të surprizoheni: Kur ka qenë hera e fundit që ju keni shkuar diku pa e ditur se çfarë ju priste? Ndoshta nuk keni qenë kurrë në Liguria, por ju keni parë çdo centimetër të saj në Instagram. Të përjetosh një vend për qejfin tënd është natyrisht diçka ndryshe, megjithatë ju e dini se çfarë do të ndodhë, madje edhe ku do të shkoni për të ngrënë. Në Shqipëri çdo ditë do të jetë një aventurë. Ju nuk i keni parë këto pamje në foto, të hedhura diku apo të tag-uara gjeografikisht. Ju nuk keni dëgjuar për këto restorante apo hotele (dhe me shpresë jo edhe për një kohë të gjatë).
Kështu pra, shkoni dhe zbuloni një territor të paeksploruar ndërkohë që keni ende mundësi!/Citynews
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 16 vjeçare s...
Një shofer taksie ka rënë pre e dy dhunuesve dhe grabitësve ...
Parashikimet e fundit të motit tregojnë se temperaturat do t...
Fluksi i kthimit të emigrantëve shqiptarë në prag festash ka...
Lori Hoxha ishte e ftuar dje në “Shiko kush Luan” dhe më në ...
Tirana është tronditur mëngjesin e sotëm nga një krim i rën...
Një sasi e konsiderueshme kanabisi është gjetur në banesën e...
Menjëherë pas nisjes së fundjavës së fundit para Krishtlindj...
Policia ka arrestuar 32 vjeçarin E.D. nga Fieri, për shkak ...
Një 74-vjeçar ka rënë viktimë e sulmit të ndërmarrë nga djal...
Ajo njihet si blogere, adhuruese e modës dhe një ndër vajzat...
Mundësitë që, 57 prokurorët dhe gjyqtarët e parë t’i shpëtoj...
Policia italiane në qytetin e Montevarcit ka bërë të mundur ...
Amarda Toska ka postuar një foto teksa shihet një grua me nj...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një d...
Në një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e dy netëve më...
Një autobus ka rënë në lumë duke lënë 33 persona të vdekur d...
Një aksident rrugor është regjistruar në qytetin e Beratit, ...
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme policia e Tira...
Moti i kthjellët do të vazhdojë të dominojë ditën e sotme, k...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...