web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Horror në Tiranë/ Si e vrau babanë dhe si tentoi të fshihte krimin?

24 Dhjetor 2017, 09:24, Aktualitet CNA

Tirana është tronditur mëngjesin e sotëm nga një krim  i rëndë i ndodhur brenda familjes.

Të dhënat e para të siguruara nga Policia flasin për vrasjen e një 74 vjeçari nga djali i tij 28 vjeçar.

Pas një sherri banal për motive të dobërta Selman Alija, ka goditur të atin më çekiç në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.

Me gjakftohtësi, ai e ka larguar viktimën nga vendi i ngjarjes në përpjekje për të fshehur gjurmët. Trupin e pajetë ai e ka hedhur në liqen, duke menduar se nuk të gjendej.

Por, kanë qenë familjarët që kanë pikasur mungesën e 74 vjeçarit  si dhe kanë hedhur dyshimet se ai mund të jetë vrarë nga 28 vjeçari.

Kështu, vëllai i 28 vjeçarit të dyshuarit ka bërë denoncimin në polici dhe pas angazhimit të kësaj të fundit, është bërë sqarimi i rrethanave të ngjarjes.

Trupi i pajetë i 74 vjeçarit është gjetur në Liqenin e Farkës, mëngjesin e sotëm.

Policia pasi e ka gjetur kufomën  e ka dërguar pranë ambienteve të Insitutit të Mjekësisë Ligjore, për kryerje të veprimeve të mëtejshme si dhe ka sekuestruar çekiçin, si provë materiale.

Ndërkaq, 28 vjeçari dyshuar ka mohuar vrasjen e babait të tij, para oficerëve të policisë.

Njoftimi i policisë:
Arrestohet një shtetas për veprën penale ?Vrasje për shkak te rrethanave familjare?. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin Selman Alija, 28 vjeç, banues në Shkozë.

Arrestimi i tij u bë për arsye se, me date 22.12.2017, rreth orës 20:00, në Shkozë, Tiranë, brenda ambienteve te oborrit rrethues të baneses së tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi Selman Alija, ka goditur me sende te forta (një çekiç) disa herë në pjesën e kokës, babain e tij shtetasin F. A., 74 vjeç, banues në Shkozë Tiranë, i cili, si pasojë e këtyre goditjeve ka gjetur dhe vdekjen e menjehershme.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast ka rezultuar se shtetasi Selman Alija pasi ka kryer veprimet e sipercituara, ka ngarkuar trupin e pajetë të babait të tij F. A., në automjetin Volksvagen, dhe e ka hedhur trupin e viktimës në liqenin e Farkës. Nga ana e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur gjetja e kufomës dhe transportimi pranë ambienteve të Insitutit të Mjeksisë Ligjore , për kryerje të veprimeve të mëtejshme.

Po kështu, është mundësuar gjetja dhe sekuestrimi i mjetit tip “cekiç”, me të cilin dyshohet se është kryer kjo veper penale. Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Selman Alija, i`u referuan Prokurorise për Krimet e Rënda Tiranë, për vepren penale ?Vrasje për shkak te rrethanave familjare?parashikuar nga neni 79/C Kodit Penal./CityNews

 





Lajmet e fundit nga