web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prokurori i Përgjithshëm/ Basha rendit tri problemet e procesit  

8 Dhjetor 2017, 09:27, Aktualitet CNA

Nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin ?Të Paekspozuarit?, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke komentuar zgjedhjen e Prokurorit të  Përgjithshëm dhe ftesën e hapur që kryeministri Rama i bëri këtij të fundit dy ditë më parë, ka treguar tre problemet kryesore që mbizotërojnë në këtë  proces.

Sipas Bashës tre janë problemet kryesore:

1-Antikushtetueshmëri

2-Proces politik

3-Duan ta zgjedhin pa veting

?Problemi i parë është problemi i antikushtetutshmërisë. Procesi që ka futur maxhoranca zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm është një proces antikushtetues i dyti është se është një proces politik, pra thotë se kemi votat vetë. Pra një zgjedhje politike. Një parti e vetme, PS-ja, kërkon të zgjedhë prokurorin.

Dhe problemi i tretë është se duan ta zgjedhin pa veting. Po ku shkoi lufta për drejtësinë e pa kapur nga politika?! Po vetingu ku shtoi, ku u tret?! Këto të tria janë dëshmi të ngërçit dhe bllokimit të reformës në drejtësi si rezultat i mos formimit të KLP-së, i cili me Kushtetutë është i vetmi organ që mund të konstatojë fundin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të zgjedhë prokurorin e ri?, ka deklaruar Basha. /CityNews





Lajmet e fundit nga