Fillojnë efektet sezonale/ Euro në rënie në tregun vendas
Monedha vendase është çmuar ne tregun e këmbimit valutor. Si...
Sa herë që vihet në provë thënia se historia kur përsëritet, më shumë i ngjan një farse sesa një tragjedie, po aq herë ajo rezulton e vërtetë. Këtë na kujtoji edhe dalja e fundit e Edi Ramës, pasi mori mbështetjen e çiftit Lu ? Vlahutin për t?a zgjedhur kryeprokurorin tranzitor vetëm me votat e socialistëve. Të dy ambasadorët përsëritën sot një dokument këshillues të EURALIUS dhe OPDAT, që i sugjeronte kuvendit të Shqipërisë t?a emëronte pasardhësin e Adriatik Llallës qoftë edhe vetëm me 36 vota.
Natyrisht që këto prononcime ishin një shuplakë e fortë mbi fytyrën ende të paretushuar të opozitës, që pretendonte me të drejtë se kryeprokurori, qoftë edhe i përkohëshëm, nuk mund të zgjidhet në kundërshtim me frymën e kushtetutës.
Por, e bukura e kësaj historie nuk ishte goditja e re mbi pretendimet e Lulzim Bashës. Interesantja qëndron në përdorimin që asaj i bëri Edi Rama.
Menjëherë, sapo u publikuan dy mesazhet diplomatike, kryeministri i ribëri thirrje rivalit të tij për dialog, por këtë here, në ftesën e përsëritur, kishte një dozë të shtuar cinizmi dhe arrogance.
?Lulzim, mos u telendis deri në atë pikë që kushtetutën e vendit tënd të ta lexojnë të huajt, po hadjde t?i zgjidhim problemet bashkë në shqip? ishte mesazhi e kryeministrit. Në të ndihej triumfi i politikanit të sigurt se dy diplomatët i kishte me vete, se ata edhe ligjin themeltar të shtetit do t?a interpretonin si i?a donte qejfi atij. Prandaj këto mesazhe tani i përdorte në mënyrë perfide për t?i thënë Bashës: ?dorrëzou, se nuk ke ku të shkosh, je i kapur mat?.
Fatkeqësisht kjo skenë ngjan si dy pika uji me një të para pak kohëve, kur historia konsumohej në mënyrë tragjike.
Skena atëherë ishte zhvendosur në sallën e kuvendit të Shqipërisë. Në vend të Bashës, Rama po replikonte fort me Jozefina Topallin. Kjo e fundit, me nervin dhe pathosin karakteristik, po e akuzonte kryeministrin për kanabizimin e vendit, për avionët dhe skafet e drogës, për përfshirjen e njerëzve të tij më të afërt në trafik.
Dhe e dini se kush qe përgjigjja e Ramës: ?Po si ka mundësi moj Jozefinë, që nëse vendi do ishte i mbushur me kanabis, ShBA dhe BE, që nuk të falin për shumë më pak sesa kaq, të mos flisnin një fjalë? Si ka mundësi që Lu dhe Vlahutin të mos hapnin gojën nëse kjo do të qe reale?? përdori kryeministri si alibi çiftin e diplomatëve të famshëm (shiko videon poshtë).
Vërtet, në atë kohë edhe përfaqësuesi i SHBA edhe ajo e BE, bënin sikur Shqipëria qe e pastër nga hashashi. Madje deri në atë periudhë deklarata më e fortë e Donald Lu-së, ishte ajo në anti-mitingun e organizuar për të goditur Dritan Zaganin, ku tha se kjo qeveri kishte bërë ?një hap të madh përpara në luftën kundër drogës?.
Se sa reale, se sa pranë të vërtetës dhe se sa në shërbim të shqiptarëve qenë qëndrimet e diplomatëve në atë kohë, kjo nuk ka nevojë të komentohet. Atë nuk ka njeri me mend në kokë që nuk e ka kuptuar. Ky standard shumëkënd e bëri të ndihej i tradhtuar, disa të tjerë i mërziti, ndërsa më radikalët i bëri të thërrasin: ?janë të shitur?.
Natyrisht, në gjithë këtë tollovi pati dhe eksese. Askush nga ne nuk ka të drejtë t?i paragjykojë qëndrimet që marrin diplomatët që kanë interesa të tjera dhe që në fund të fundit punojnë për vendet e tyre.
Por, ajo që ne kemi në dorë është të mos i shohim qëndrimet e tyre si kritere të së vërtetës. Të mos bëjmë qorrin dhe shurdhin, kur Edi Rama i përdor si alibi për të na ftuar ta lexojmë mbrapsh kushtetutën tonë.
Sepse, pikërisht si në gënjeshtrën e madhe për kanabisin, kryeministri po e përdor çiftin e pandarë të dy diplomatëve si dordolecë për të arritur qëllimin e tij. Sepse ai po pretendon se ajo që thanë Lu dhe Vlahutin, ka më shumë vlerë sesa leximi i thjeshtë i kushtetutës sonë nga secili prej nesh. Sepse ai po thotë se këtë herë, do të riprodhojë historinë tragjike të alibisë me hashashin.
Por, këtë herë, të gjithë e dinë se përsëritja është një farsë.
Monedha vendase është çmuar ne tregun e këmbimit valutor. Si...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të gazetave për ditën e...
Venusi dhe Marsi do ju ndihmojnë të keni një ditë sa më të b...
Jori Paloka shpesh është bërë pjesë e mediave rozë teksa kom...
Kim Kardashian do të jetë producente e “Glam Masters”, një “...
Në vitin 2014 YouGov anketoi 2,088 njerëz në Britaninë e Mad...
Princi Harry ishte shoqëruesi i dhëndrit në dasmën e Dukës d...
Të ngrënit banane çdo ditë mund të ndihmojë në parandalimin ...
Drejtshkrimi dhe gramatika sigurisht që janë shumë të rëndës...
Tifozët e Taylor Swift kanë sulmuar Instagramin e Kim Kardas...
Njerëzit në vendet ku marihuana tani është ligjore , mund të...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Ditën e sotme Universiteti i Tiranës ka zgjedhur Dekanin e r...
“Blushin nuk e larguan. Blushi iku vetë nga Partia Socialist...
Banorët nga një fshat i vogël irlandez ku Viagra është prodh...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është takuar sot me a...
Për kryetarin e Partisë Demokratike, njëherësh lideri i opoz...
Ndërsa nuk ka vendosur të prononcohet për shtatzëninë, Kylie...
Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha, në një lidhje ...
Nga Bislim AHMETAJNë fjalorin enciklopedik fjala “pluralizëm...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...