web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryepleqtë në Lezhë nuk marrin rrogat/ Shkak mosdorëzimi i vulave nga paraardhësit

30 Nëntor 2017, 21:50, Aktualitet CNA

Bashkia Lezhë ?Të dorëzohen vulat, pastaj kryhen pagesat?

Bashkia e Lezhës ka nën juridiksion 63 fshatra. Pas zgjedhjeve vendore të 2015 nisën dhe zgjedhjet për Kryetarët e Fshatrave në këtë bashki. Pavarësisht se janë bërë zgjedhjet e kryetarëve të rinj “lufta” mes ish kryetarëve të vjetër dhe të rinj nuk ka heshtur.

Duke iu drejtuar zyrave të Fiks Fare, dymbëdhjetë ish kryetarë fshatrash nuk pranojnë që të dorëzojnë pranë Këshillit Bashkiak Lezhë vulat e vjetra. Sipas tyre kjo ndodh sepse zgjedhjet e kryetarëve të rinj të fshatrave nuk janë zhvilluar në mënyrë transparente, por janë zhvilluar nëpër klubet e Lezhës dhe se këta në shenjë mospëlqimi, nuk dorëzojnë vulat e vjetra. Madje disa prej tyre, kanë denoncuar në Prokurorin dhe në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë këto shkelje, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.

Nga krahu tjetër, 51 kryetarë të rinj fshatrash, janë pajisur me vulat e reja nga Këshilli Bashkiak Lezhë dhe kryejnë të gjitha procedurat sipas ligjit. Prefekti i Lezhës zoti Gjergj Prendi, me anë të një shkrese zyrtare konfirmon se nga ish paraardhësi i tij është bërë miratimi i të gjithë kryepleqve të Bashkisë Lezhë në dy data, në 21 korrik 2017 dhe 19 gusht 2017.

Kryetarët e rinj të fshatrave kërkojnë që të nisë pagesa e tyre për punën që kryejnë në komunitet, por një gjë e tillë nuk ndodh nga pengesat që po bën Bashkia e Lezhës. Nënkryetar i Bashkisë Lezhë zoti Enver Hafizi thotë se “Është një vendim i Këshillit Bashkiak për aprovimin e listës së kryetarëve të rinj ku thuhet se ka pasur shkelje në procedurat dhe mënyrën se si ata janë zgjedhur. Gjithsesi ky ka kaluar si problem , tani ngërçi është që janë 11-12 kryetarë fshatrash të cilët nuk kanë dorëzuar vulat e vjetra. Për këtë arsye kemi mbetur midis dy problemeve të pagesave të kryepleqve të vjetër dhe kryepleqve të rinj. Pavarësisht se ka ndryshuar vula, logoja e bashkisë dhe nga komunë në njësi administrative, me dorëzimin e vulave zgjidhet edhe problemi”.

Po mbushet një vit e gjysmë që “lufta për vulën dhe paratë” me protesta dhe me shkresa ndaj institucioneve nuk ka reshtur nga Kryetarët e Fshatrave të Lezhës si përpara Bashkisë dhe Prefekturës në Lezhë. Kjo protestë ende vazhdon dhe asnjë institucion nuk mban përgjegjësi.





Lajmet e fundit nga