NASA do të rikthehet në hënë për të parën here që nga 1970-a
Planet e NASA-s për të dërguar astronautët në Hënë për herë ...
21 familje rrezikojnë të dalin në qiell të hapur për shkak të një vendimi gjyqësor, që i detyron ata të lënë ambientet e ish-gjeologjisë, për llogari të familjes Kojxhia.
Por banorët pretendojnë se gjithçka është bërë mbi akte trashëgimie të falsifikuara.
Emisioni ?STOP? konstatoi se testamenti dhe akti i trashëgimisë nuk ekzistojnë në zyrën e noteres dhe kjo e fundit e pranon këtë fakt.
Edhe në zyrat e AKPP provohet parregullsia, por shkeljet vijojnë edhe në Prokurorinë e Gjykatën e Shkodrës, që ia hedhin fajin njëra-tjetrës.
Pas veprimeve përmbarimore në vitin 2016, 21 familje iu drejtuan gjykatës me një padi dhe një sigurim padie. Në nenin numër 204 thuhet se gjykata duhet të shprehet brenda një afati kohor prej 15 ditësh, por Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, pas 2 vitesh e gjysmë, ende nuk e ka bërë.
Gazetari i emisionit ?STOP? komunikoi me kryetarin e gjykatës, i cili u shpreh se gjyqtarja ka kryer një shkelje, ndaj do të raportohet në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
?Unë menjëherë hap sistemin, e kontrolloj, thërras gjyqtaren, i them: ?Ç?është kjo punë??
Sepse e zemë, në thonjëza, nëqoftëse gjyqtarja ka qenë në spital dy javë, unë s?mund t?i them që ka shkelje.
Por ama, nëqoftëse gjyqtarja ka qenë dy javë në punë, ka bërë 50 gjyqe e nuk ka marrë masë, atëherë unë i them. Unë të njoftoj që unë e konsideroj shkelje të rëndë të disiplinës në punë të mos shqyrtosh këtë gjë dhe unë jam i detyruar që të raportoj direkt në KLD dhe të thërras inspektimin për këtë lloj dosje, sepse kam një ankesë të qytetarëve.?
Familjet ankohen për këtë padrejtësi që iu është bërë. Ata tregojnë që pronat i kanë marrë para shumë vitesh, por tani pretendohet se pronari i atyre është Nikolin Kojxhia, i cili i ka trashëguar nga familja e tij.
Gazetari i emisionit ?STOP? i drejtohet noteres në lidhje me aktin e trashëgimisë së Kojxhiajt, e cila tha: ?Dëshmi trashëgimie nuk ka se janë djeg në trazirat e Marsit. Nuk ka as akte, as regjistra?.
Por Agjencia e Trajtimit të Pronave ka vërtetuar se ky akt i pretenduar i trashëgimisë është i pasaktë.
Juristja ATP ? Te Zefi, që është origjina e pronës.
Del: Mark, Shtjefën, Ed, Luigj, Pjetër, Lina.
Kalojmë tek tjetra.
Edi ka vdekur, ka lënë: Markun, Luigjin, Pjetrin, Linën.
Pra: Mark, Shtjefën nuk është.
Gazetari ? Nuk e kemi.
Juristja ATP ? Zhduket rrugës.
Dalim tek Pjetri, ka lënë?Luigjin dhe Linën. Zhduket Marku dhe normalisht në dëshminë e trashëgimisë, duke qënë se unë jam juriste. Në dëshminë e trashëgimisë, duhet të jetë që kur është i paravdekur s?ka lënë fëmijë etj. etj.
Kjo çështje kaloi gjithashtu në Prokurorinë e Shkodrës, nga ku avokatja Besiana Sadikaj na tregon vendimin numër 170/1, të datës 09.12.2016, që ka marrë prokurori Arbën Smaçi në bazë të hetimeve që janë kryer.
Në mungesë të regjistrave të noteres, pasi janë djegur, nuk mund të bëhet saktësimi nëse dëshmia e trashëgimisë është pasqyruar në regjistrin përkatës, rregullisht. Por vihet re qartë fakti se trashëgimtari Mark Lufi është hequr nga rradha e trahsëgimtarëve (ishte një radhë më lart dhe pa vdekur, hiqet tek radha më poshtë). Po kështu nuk janë marrë në konsideratë nga noterja, bashkëshortja e Luigj Lufit dhe kunata e tij, gruaja e njërit prej vëllezërve (nuk kemi arritur të sigurojmë të dhëna se gruaja e cilit vëlla ka qenë). Këto fakte janë të mjaftueshme për ta bërë këtë dëshmi trashëgimie një akt përmbajtje të pavërtetë.
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, më datë 14.05.2013, i ka caktuar prokurorit Smaçi të hetojë mbi këtë çështje, gjë që ky i fundit jo vetëm që nuk e ka bërë, por edhe e ka pushuar.
Një prej familjarëve të prekur nga kjo çështje rrëfen se është abuzuar shumë nga gjykatësit dhe numëron disa prej shkeljeve që kanë kryer.
?Kemi qenë me gjyqtaren Izabela Radovani. Kjo gjyqtare ka treguar një mungesë etike me ne vazhdimisht. Gjyqet nuk janë zhvilluar nëpër salla, por në zyrën e gjyqtares. Ishte justifikimi, në atë kohë thonin që nuk ka audio.?
Duke marrë shkas nga ankesa e qytetares, gazetari i emisionit ?STOP? komunikoi me gjyqtaren Izabela Radovani.
Gazetari ? Pretendojnë që shumica e seancave, përveç të fundit, janë bërë në zyrë, në zyrën tënde.
Gjyqtarja Izabela Radovani ? Është me ligj ajo, që ne në zyrë i kena ba.
Gazetari ? Është me ligj.
Gjyqtarja Izabela Radovani ? Ban me i pa proceset, ku unë jam detyruar me thërrit policinë, në salla i kam bo, jo në zyra.
Por kur prokuroria s?e merr, çfarë ka me ba gjykata?! Kur thojnë që një institucion, që i thotë gjykata, sepse janë ato, që kanë ba shitjen e pronës, çfarë ka gjykata këtu?! Kam faj unë?! A mund të dal me faj, hajdute unë?
Gazetari ? Ti analizo ato që të sillen!
Gjyqtarja Izabela Radovani ? Po çfarë kam faj unë?
Çështja nuk do të mbyllet me kaq, pasi Saimir Kodra shprehet se është në pritje të fakteve që vërtetojnë pronësine e këtyre tokave.
Planet e NASA-s për të dërguar astronautët në Hënë për herë ...
Ministria e Mbrojtjes me anë të një deklarate të nisur për s...
Pas situatës së krijuar nga shirat e dendur ku zona të ndrys...
Autostrada Tiranë-Durrës është mbuluar nga uji si pasojë e r...
Ish Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, shpjegoi në emisionin ...
Këtë të mërkurë një burrë ka humbur jetën si pasojë e rënies...
Autostrada Tiranë-Durrës, gjendet e mbuluar nga uji, ku disa...
Situata e rënduar e vendit sidomos në autostradën Tiranë-Dur...
Ritet numri i qytetarëve të cilët, denoncojnë situatën aktua...
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut Policia e Dibrës ra...
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, ambjental...
Sot mund të thuhet se Lulzim Basha arriti më në fund fitoren...
Situata e krijuar në vend nga reshjet e dendura, sa vjen e p...
Në kuadër të situatës alarmante të krijuar në të gjithë vend...
Përmbytjet e shumta që kanë përfshirë pjesën më të madhe të ...
Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se një zjarrfikëse është ...
Situatë alarmante për shkak të motit të keq është regjistrua...
Krahas përmbytjes së autostradës Tiranë-Durrës, të bllokuari...
Floriana Xheka studente shqiptare 21 vjeçare ndërroi jetë në...
Ndërkohë që situata në vend po përshkallëzohet nga shirat e ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...