web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Furrat e gëlqeres “sfidojnë “ shtetin/ Rritet numri i furrave të gëlqereve që punojnë në Krujë

29 Nëntor 2017, 21:36, Aktualitet CNA

Bizneset e gëlqeres në zonën e Krujës vazhdojnë të sfidojnë shtetin, duke punuar ? non stop? pa ndërpreje. Për lëndë të parë për djegien e gurëve gëlqerorë përdorin jo vetëm dru zjarri, por goma dhe mbetje të lëkurave të këpucëve, që i marrin nga Tirana dhe i dërgojnë në Krujë. Edhe përse nga ana e Ministrisë së Mjedisit disa herë është ndërhyrë për mbyelljen e këtyre furrave, asgjë nuk i pengon pronarët e këtyre furrave të cilët në mënyrë të kundraligjëshme vijojnë biznesin e tyre, pa u shqetësuar nga askush. ?Fiks Fare? risjell sërish pamje të djegies së furrave të gëlqerëve në Borizan të Krujës, Krastë. Madje edhe tansportimin e mbetjeve të lëkurave nga Tirana në këto furra gëlqereje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Borizan – Krujë

Me ardhjen në pushtet të ?Rilindjes? që nga vitit 2013, një nga vendimet e para të Ministrisë së Mjedisit ishte pezullimi i aktivitetit të 109 furrave të gëlqeres në Krujë. Gazetarët e emisionit ? Fiks Fare? vajtën para pak ditësh në Borizanë të Krujës, por një nga furrat e gëlqereve që u ishte pezulluar asokohe kishte rifllluar aktivitetin e saj. Në paligjshmëri të plotë materiale për djegie përdoreshin mbeturina lëkure dhe goma. Pak ditë më pas gazetarët ndjekin një makinë e cila ishte e ngarkuar me mbeturina lëkure në Tiranë dhe po udhëtonte në rrugët dytësore për t?u shmangur kontrollit policorë. Gazetarët e ndoqën deri në destiacionin përfundimtar të saj, ku ishte në Borizanë të Krujës, pikërisht tek një nga furrat e gëlqereve që kishte rinisur punën ditë më parë. Dje sërish gazetarët e ??Fiks Fare ? ishin në Borizanë të Krujës, ku konstatuan që numri i furrave të gëlqeres ishte dyfishuar, ndërsa punëtorët vazhdonin punën normalisht pa u shqetësuar nga askush.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Krastë Krujë

Pas Borizanës gazetarët e ? Fiks Fare ? vijuan investigimin edhe në Krastë po të rrethit Krujë, ku viheshin re që ishin riaktivizuar pothuajse të gjithë furrat e gëlqeres. Një pjesë e tyre kishte arritur të kryente edhe djegien e gëlqeres dhe kishte nisur edhe shitjen e saj. Në disa vende të tjera po vazhdonte puna për ngritjen e gëlqereve dhe më pas djegien e gurëve gëlqerorë. Nuk mungonin as furra që ishin në procesin e djegies së gurëve gëlqeror. Në afërsi të këtyre furrave kishte goma dhe mbetje lëkure, ndërsa punonjësit punonin të pa maskuar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Këto furra ndër të tjera përdorin për djegie goma të përdorura automjetesh, të cilat çlirojnë në ajër dy helme të rrezikshme, dioksinë dhe furanë. Ato kanë një rreze të gjerë veprimi, që mund të arrijë në 50 kilometër. Pra, ndotja nuk bëhet vetëm në Krujë, por edhe në Tiranë dhe zonat përreth.

Sipas ligjit, ndotja e ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike radioaktive e bërë tej kufirit të normave të lejuara, kur vepra nuk përbën kundërvajtje administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim deri në dhjetë vjet. /CityNews

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga