Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga ARTUR AJAZI
Në çdo vend tjetër europianolindor, (postkomunist) do të ishte e paprecedentë që një lider opozite, që një kryetar partie të djathtë dhe opozitare, e cila ka humbur jo vetëm pushtetin por ka humbur thellë edhe zgjedhjet e rradhës, jo vetëm të mos u bindej me dialog, por edhe ti sulmonte hapur amerikanët, madje zyrtarë të veçantë të DASH. Kjo ka ndodhur vetëm në Shqipëri, dhe po ndodh vetëm me Partinë Demokratike e drejtuar nga zoti Basha.
Opozita e pas 25 qershorit 2017 në Shqipëri, politikisht dhe konceptualisht, duket sikur nuk ka lidhje fare me të bërit opozitë nga një parti e djathtë, e përgjegjshme, që ka ide dhe programe të qarta mbi misionin aq të rëndësishëm që ka. Diagonalet dhe spërdredhjet e qëndrimeve dhe deklaratave zyrtare, publike dhe politike, si dhe letrat e dërguara kryesisht Departamentit Amerikan të Shtetit, duke kontestuar vërejtjet dhe qëndrimet e zyrtarëve më të lartë të tyre, tregojnë mentalitet thellësisht majtist të lidershipit të Partisë Demokratike. Kjo duket tek letrat e shpeshta muajt e fundit drejtuar zyrtarëve të lartë amerikanë, me mesazhe që jo vetëm nxijnë vizionin dhe arritjet e Shqipërisë, të cilat duket se janë vetëm një pjesë e abdurdeve ku ka arritur e djathta parti që përfaqëson sot opozitën apo dhe ?frontin opozitar?.
Mjafton të kujtojmë se përmes firmës lobuese ?Barnes & Thornburg LLP?, kreu demokrat, ka kërkuar një takim zyrtar në DASH, për të informuar amerikanët se ?Shqipëria ëshë kapur nga krimi dhe droga?, dhe duke mos u mjaftuar me kaq, ai pa asnjë shkak ka përfolur Zv/ Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet Politike zotin Thomas Shannon, duke e shigjetuar atë se ?ai ndihmoi në rizgjedhjen e Ramës si Kryeministër, duke dhënë miratimin që zgjedhjet e 25 qershorit të realizoheshin?. Ky veprim nuk është as politikisht dhe as shtetarisht i matur, aq më tepër i një lideri që aspiron të ngjitet në majat e pushtetit si një parti e djathtë.
Mjafton të kujtojmë se zoti Basha në letrën e tij, ka përdorur fjalët e zotit Thomas Shannon në një takim me zotin Bushati sipas të cilit ?është e rëndësishme që të gjitha partitë politike shqipare të marrin pjesë në zgjedhjet elektorale të 2017?. Kaq do ti mjaftonte Lulit, për tu shprehur se ?deklarata e tij ( pra e zotit Shannon) ishte qartësisht e njëanshme pasi nuk ka marrë në konsideratë faktin që zgjedhjet mund të manipuloheshin nga Rama?. Ndërkohë letra e Lulit (kërkesa) nuk mori kurrë një përgjigje amerikane, dhe kjo sipas firmës lobuese ?Barnes? e cila i referohej Departamentit të Drejtësisë Amerikane , ndërkohë që gjysma e zyrtarëve të zotit Trump, refuzojnë ta takojnë zotin Basha. (?)
Kjo ndoshta ka ndodhur për shumë arsye objektive, që lidhen kryesisht me letrën e nxituar të kreut demokrat i cili theksonte se ?zv/ sekretari Tom Shanon ndimoi efektivisht përpjekjen e Ramës për tu rizgjedhur?, duke vazhduar pohimin e tij se ?zgjedhjet duhet të shkonin përpara siç ishin planifikuar, pa përmendur vështirësitë e manipulimit të tyre ?. Por ndërkohë nga Saranda ku kishte nisur përpjekjet e tij për të takuar dhe ?sqaruar? bazën e partisë kreu demokrat do të deklaronte dhe sqaronte se ?unë e firmosa marrëveshjen e 18 majit me Ramën pas refuzimit të tre delegacioneve evropiane, ndërsa përfaqësuesit e SHBA më paralajmëruan duke më thënë, ose hyr në zgjedhje, ose ne do të njohim legjitimitetin e zgjedhjeve edhe nëse PS do të hyrë e vetme. Në këto kushte vendosa të hyj në garë duke marrë edhe gjysmën e qeverisë, pasi nëse nuk do hyja në garë, demokracia në vendin tonë do ishte në rrezik?.
Deklaratat e kreut të PD për amerikanët, europianët, për bazën e partisë dhe gjithçka lidhet me përpjekjet e tij për ta legjitimuar postin e ri dhe humbjen e 25 qershorit, janë sa kontradiktore aq edhe të nxituara, duke treguar papjekuri dhe çorientim politik. Po mirë me Ramën e dimë se e ke ?seriozisht? luftën opozitare, mirë se edhe me kundërshtarët e tu brënda partisë nuk lëkundesh nga instikami, por me amerikanët çfarë ke zoti Basha, pse kaq nxitim për ti shpallur ?luftë? një vendi të madh mik, që ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë në krahun e Shqipërisë, në përpjekjet e saj për tu integruar si e barabartë mes vendeve euroatlantike drejt një demokracie të qëndrueshme.
Departamenti Amerikan i Shtetit nuk është as me Ramën dhe as me Bashën, as i majtë dhe as i djathtë, por është një institucion demokratik me integritet absolut, që nuk mund të përkrahë dhe tolerojë cilindo që tenton dhe kërkon të dalë jashtë kontureve dhe rregullave të një gare të ndershme politike. Dhe këtu padyshim nuk bën përjashtim as Shqipëria, tek e cila ata shohin një vend me të ardhme të sigurtë, e cila do të realizohet vetëm përmes një shteti ligjor me institucione drejtësie të pavarura politikisht, dhe jo përmes gjuhës së urrejtjes klasore, që përdorin ende politikanë të veçantë duke të kujtuar hijet e së kaluarës.
Në ditët në vijim priten reshje të shumta shiu.Lajmin e ka b...
Një i ri dhe e fejuara e tij janë dënuar nga Gjykata e Tiran...
Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, pas një p...
Ndonëse ka një krizë të rënduar të prodhimit të energjisë, K...
Një grua tregon se si e ka zbuluar pabesinë e të shoqit ndaj...
Në kuadër të natës së bardhë, mbrëmjen e sotme në sheshin Sk...
Kryetari i Partisë Shqiptare Atdheu, Kreshnik Osmani, i ftua...
Në kuadër të vizitës që po zhvillon në SHBA, Ministri për Ev...
Studiuesi Kastriot Dervishi, me rastin e 29 nëntorit ditës s...
Gazetari dhe drejtuesi i gazetës Panorama.online, ka denoncu...
Kryeministri Ramush Haradinaj ka shfaqur gatishmërinë që Kos...
I ftuar në studion e lajmeve në News24, deputeti i Partisë D...
Të hënën, të martën dhe sot të mërkurën, Policia Bashkiake k...
Në orët e pasditës një aksident është regjistruar ditën e so...
I ftuar në studion e “Fax News”, kreu i grupit parlamentar t...
Festat e nëntorit nuk kanë kaluar në qetësi apo si ditë fest...
Një tjetër bandë kriminale, me përbërje të shtuar shqiptarës...
Gjykata e Pireut ka dhënë masën e sigurisë për 3 nga 11 të a...
Britania ka propozuar t`i paguajë rreth 50 miliardë euro kom...
Pas fjalës së mbajtur nga presidenti i vendit ilir Meta, mbr...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...