web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama promovon buxhetin e 2018/ Komentuesit: Sa më i madh buxheti më shumë vidhni ju

25 Nëntor 2017, 08:09, Aktualitet CNA

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama si çdo ditë tjetër ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin urues për qytetarët.

Në postim kryeministri Edi Rama, ka sjellë risitë e buxhetit të vitit 2018, buxhet i kundërshtuar haptazi nga opozita.

?MIRËMËNGJES

dhe me këtë informacion mbi përmasën e rritur të mbështetjes me Buxhetin 2018 edhe për Kulturën e Trashëgiminë tonë të çmuar historike duke e forcuar si instrument zhvillimi ekonomik dhe mirëqenieje, ju uroj një ditë të mbarë?

Pavarësisht risive që kryeministri Rama ka shfaqur, komentet e ndjekësve nuk kanë munguar.

Dikush I kërkon Ramës të kthejë sytë nga Puka, pasi shkollat nuk kanë kushte dhe Bashkia vetëm vjedh.

?Shif puken u shkepen bashkia duke vjell dhe shkolla skan dru per groje spo jep fond kryetari i bashkis dhe nje firm qe duhet dojn lek zoterit pse tv duhet zoteria jote qe ta besosh o z.EDI RAMA KUSH E DON TE DREJTIN.?

?Po po ke drejt ti je i pa pam,sa me i madh buxheti me shum vidhni ju.?, shkruan në tjetër.

Një tjetër ndjekës  tregon se shtëpia e të madhit At? Gjergj Fishta është rrënuar dhe asnjeri nuk ka vënë dorë. Kjo sipas tij bëhet pasi Fishta ka qenë armik i komunizmit.

?Shkoni shikoni pak shtepin e te madhit At Gjergj Fishta si eshte rrenuar.Per ju ishte me i madh Kadare qe i sherbeu Enver Hoxhes me besnikeri dhe pastaj ja mbathi nga frika ,ja bete shpin qytet.pi domosdo ishte komshi i Enverit ai.kurse fishta ishte dhe mbetet armik i komunizmit.per qfar trshegimie behet fjal ,ktu ska ngelur me asgje.? /CityNews





Lajmet e fundit nga