web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërngulen në shtëpinë e çiftit fitues të llotarisë/ Bëhen milionerë duke fituar dhe ata

24 Nëntor 2017, 22:30, Aktualitet CNA

Rezulton se Katie dhe Craig Ferguson fituan çmimin e parë pasi hynë në shtëpinë e fituesve të mëparshëm të lotarisë. Ky çift vendosi të luante në lotarinë e vendit pasi dëgjoi pronarët e mëparshëm të shtëpisë dhe si për ironi të fatit fituan çmimin e madh.

Familja që jeton në Sandy Lane, Billingham, ka fituar çmimin e madh prej 3 milionë dollarësh ndërsa pronarët e mëparshëm fituan 4.5 milionë dollarë .

Pasi Katie mësoi se pronarët e mëparshëm të shtëpisë së saj të re ishin fitues të një viti më parë, ajo e mori këtë si një shenjë dhe vendosi ta provonte dhe ajo.

Katie hyri në shtëpi me bashkëshortin Chris dhe djalin e tyre njëvjeçar Hugo vetëm disa muaj më parë.

Fati i tyre ndryshoi pasi ajo kishte frymëzimin për të luajtur lotarinë./CityNews





Lajmet e fundit nga