I nxehti përvëlon Europën Perëndimore/ Franca, Britania dhe Spanja përjetojnë temperatura rekord
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i Ftuari i Nderit në Konferencën që u mbajt në kryeqendrën e Landit të North Rhine-Westphalen të Republikës Federale të Gjermanisë në Këln, me temë ?Dita e Dialogut të Diasporës?.
Duke iu drejtuar të pranishmëve mes të cilëve ishte Nënkryetari i Bashkisë së Këlnit Ralf Heinen, Sekretarja e Shtetit gjerman Serep Guler, Ministri i Zhvillimi Ekonomik i Kosovës Valdrin Lluka, kryebashkiakë nga Shqipëria, Ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës si dhe Konsullja e Nderit Anduena Stephan e shumë përfaqësues nga diaspora shqiptare, Presidenti Meta e nisi fjalën e tij duke vënë në dukje se nuk mund të mungonte në këtë aktivitet për tri arsye: së pari, sepse ai zhvillohet në Gjermani, sot motori i zhvillimit të Evropës; së dyti, sepse ai zhvillohet në rajonin e Westphalias, Landit me popullsinë më të madhe në Gjermani dhe me një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi; dhe së treti, për shkak të prezencës domethënëse të diasporës shqiptare në këtë vend.
Presidenti Meta u shpreh se Shqipëria i mbetet borxhlije diasporës së saj, jo vetëm prej traumave të kaluara por edhe për mundësitë e kufizuara për mbështetjen e tyre. Presidenti theksoi se rritja e mundësive për një dialog më të dobishëm dhe rezultativ me diasporën, rrit gjithashtu potencialin që kjo e fundit të ketë një ndikim më të madh në zhvillimin, begatinë dhe integrimin evropian të Shqipërisë. Institucionalizimi më tej i dialogut nëpërmjet Ministrisë së Shtetit për Diasporën është një urë e mirë bashkëpunimi, duke shpresuar që ajo të ndihmojë për ta bërë më të lehtë përballimin e trysnisë dhe presioneve që globalizmi ushtron sot ndaj ruajtjes së vlerave dhe traditave kombëtare.
Në këtë kontekst, Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e promovimit të identitetit, trashëgimisë dhe gjuhës shqipe nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta me shqiptarët nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, etj.
Duke u ndalur tek rëndësia e ofrimit të shërbimeve ndaj bashkëkombasve tanë, Presidenti Meta renditi disa nga përmirësimet që janë bërë në këtë aspekt, përfshirë shërbimet e dixhitalizuara, por duke veçuar marrëveshjet dypalëshe për mbrojtjen e ndërsjellë shoqërore, si ajo e hyrë tashmë në fuqi me Gjermaninë. Presidenti theksoi se të tilla marrëveshje janë veçanërisht të rëndësishme për vende ku shqiptarët janë më të shumtë në numër, si Italia, Greqia, Anglia, etj.
Duke cilësuar si ambasadorët më të mirë at large, artistët, sportistët, krijuesit, që shkëlqejnë në skenat evropiane, dhe përçuesit me të mirë të imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, Presidenti Meta bëri gjithashtu thirrje për një përpjekje të përbashkët për të përmbysur raportin e ?brain drain?-it me ?brain gain? në Shqipëri.
Presidenti u shpreh se beson tek aftësitë e mëdha të diasporës për një sukses më të madh në përmirësimin e imazhit të vendit, por duke shpresuar që të jetë veçanërisht lokomotivë e përshpejtimit të integrimit evropian të Shqipërisë.
Në fund, Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen që Bashkia e Këlnit dhe në tërësi Gjermania ofron për shqiptarët që jetojnë atje, duke theksuar se marrëdhënia e vërtetë është ajo ndërmjet qyteteve dhe qytetarëve. Presidenti u shpreh se ne mbështetemi tek Gjermania për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, ashtu sikurse Gjermania mund të mbështetet tek Shqipëria për të ardhmen evropiane të Ballkanit./ CityNews
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, dhe një ndër drejtues...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nisi nga Durr...
Një 29-vjeçar është drejtuar me urgjencë në spital pasi ka h...
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka...
Tiranë – Qendra Tregtare Toptani, sipërmarrja më e re dhe e ...
Keni ëndërruar të punoni gjithnjë nga shtëpia? Kompania Appl...
Të gjitha duam që buzëkuqi që ne aplikojmë në buzët tona të ...
Policia Rrugore e Tiranës gjatë 12 orëve të fundit kanë viju...
Thonjtë me xhel duket se janë zgjedhje perfekte dhe më komod...
Një ish-marins amerikan i njohur si Clint Emerson, autor i d...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka tentuar të ...
Të gjithë kemi nishane, në forma, madhësi dhe vendndodhje të...
Tre deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Donika...
Ish-missi shqiptar, Egla Harxhi “tronditi” publikun muaj më ...
Samsung është gati për të na befasuar dhe shumë shpejt prite...
Një garderobë për t’u patur zili, një dhomë plot më këpucë q...
Këngëtarja dhe aktorja e njohur Laura Nezha ka qenë gjithmon...
Partia Demokratike ka reaguar për herë të parë pas akuzave t...
Bukuroshja e pasarelave Belen Rodrigues nuk përmbahet më që ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...