LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Ilir Babaramo/ Kush janë hajnat që arrestuan Albin Kurtin

24 Nëntor 2017, 18:01, Aktualitet CNA

Dhe këtë nëntor Albin Kurti ka përfunduar sërish në pranga. Arrestimi I themeluesit të Vetëvendosjes ndodh në një moment politik shumë interesant. Partia e Hashim Thacit dhe Kadri Veselit ka prekur fundin. Në zgjedhjet lokale që sapo u mbyllën PDK ka marrë minimumin e votave në krejt historinë e saj. Por arrestimi I Kurtit nuk është vetëm hakmarrja e verbër. Po numërohen votat e dërguara me postë dhe bashkëkryeministrat e qeverisë kërkojnë të përmbysin fitoren e pritshme të Vetëvendosjes në dy qytetet më të mëdha, Prishtinë dhe Prizren. Përmes provokimit të një konflikti parapolitik synojnë të shmangin vëmendjen nga ajo që po gatuajnë, tjetërsimin e rezultatit.

Tre partitë e drejtuara nga ish komandantët e luftës, PDK, AAK dhe Nisma, të treja bashkë në Prishtinë, morën më pak se 10 për qind të votave. Ky nuk është shpartallim. Eshtë më shumë se kaq. Eshtë përbuzje. Eshtë e frikshme kjo që ka ndodhur. Si është e mundur që clirimtarët të shikohen nga shumica e qytetarëvë të vendit të tyre me neveri. Gjithcka ka nisur që në qershorin e vitit 1999, që në castet e para kur clirimtarët hynë në Prishtinë me një paradë të mbuluar nga dallgët e luleve të mirënjohjes. Çfarë gjëme ka ndodhur më pas, efektet e kujt tërmeti janë ? Po si ka mundësi të ndodhte e gjitha kjo? Shpegimin e kësaj që ka ndodhur e jep në mënyrën më sintetike një skeç I famshëm I Stupcave, I cili u bë viral në internet që në momentin e parë kur u postua. Në këtë skeç tregohen dy komandantë të UCK me një hartë të Prishtinës mes këmbëve, në ditët e fundit të luftës. Në kohën kur ushtarët e tyre luftonin nën predha , ata të dy grindeshin mbi hartë, jo për ndonjë strategji sulmi, por për pronat që donin të ndanin mes vedi. Dhe në fakt kështu ndodhi më pas. Banorët e Prishtinës mbajnë mend si komandantët zabtuan gjithçka që kishte vlerë.

Kjo që ka ndodhur në Kosovë është një déjà vu në historinë tonë. E njëjta gjë ka ndodhur nga të dyja anët e Drinit në çdo moment përmbysjeje. Metamorfoza e frikshme e çlirimtarëve ka qenë një proces I njëjtë. Le të mos tregohemi naivë. Në krejt historinë e njerëzimit lufta për pushtet nuk ështe e pastër. Nuk është si debatet e filozofëve në aeropagun e Athinës së lashtë. Një shembull i shpejtë. Në luftën për pushtet Sharl dë Gol eleminoi me ndihmën e Çërçillit një ushtarak më të zotë se ai, gjeneralin Zhiro. Por ajo që është thelbësore , në vendet e zhvilluara, politikanët nuk gjykohen dhe aq si kanë ardhur në pushtet, por si e kanë përdorur atë. Jo më kot, në të gjitha gjuhët latine fjala pushtet përkthehet dhe mundësi. Dhe mundësinë për të qeverisur çlirimtarët tanë e kanë përdorur për të bërë plaçkë, jo për të sjellë zhvillim.

Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të jenë të irrituar me komandantët. Në thuajse 20 vjet qeverisje janë po aq fajtorë sa ?titistët e LDK? (kështu I quajnë me përbuzje kundërshtarët e tyre tradicionalë). Kanë qeverisur aq keq sa Kosova është jo vetëm në mjerim ekonomik por është kristalizuar si një koloni serbe. As pushtuesit nuk janë sjellë aq keq me ekonominë e Kosovës sa qeveritarët e saj të dy dekadave të fundit. Kjo ka ndodhur sepse komandantët janë peng të dy oligarkëve më të mëdhenj të Kosovës. Njëri prej tyre, Ramiz Sadiku quhet në mos gabohem, u bë në qeverinë e kaluar zëvendëskryeministër për ekonominë. Shkurt , ujkut ju varën mëlçitë në qafë. Ndërsa pala tjetër janë dy vëllezër që emëronin gjithë drejtorët e enteve dhe ndërmarrjeve publike më fitimprurëse. Në Kosovë askush nuk është kundër të pasurve. Por kush e mendonte 20 vjet më parë se disa nga ata që kishin udhëhequr luftën kundër serbëve me armë në dorë, do përdornin më pas çdo armë që të jep pushteti , çdo fantazi kontrabandisti për të vënë në tepsinë e korrupsionit gjithcka në funksionin të dy lobeve ekonomike, që biznesin e tyre e kanë bazuar tek importet serbe. Tek importet serbe që janë shkaku I papunësisë, përmasat e të së cilës në Kosovë afrohen tek shifra e frikshme 50 për qind.

Pika e fundit që derdhi gotën e zemërimit ishte publikimi I ?dosjes së shefave?. Qindra përgjime , të bëra sigurisht nga shërbimi I ndonjë vendi të madh, zbuluan injorancën, makutërinë, tribalizmin nga I cili qeveriseshin. Dhe për më tolerantët ishte një dush I ftohtë. E gjithë kjo dosje e klanit ?Pronto? dukej si era e çorapeve të palara në këmbët e atyre që kanë venë përfund çdo institucion që nga gjykatat deri tek qeveria.

Në këtë kontekst Vetëvendosje mbetej mundësia për ndryshim. Partia e Albin Kurtit dyfishoi rezultatin në zgjedhjet e përgjithshme krahasuar me ato të mëparshmet. Vetëvendosje doli partia e parë pavarësisht shumë gafave që kishte bërë : që nga incidenti me ambasadoren e SHBA në hyrje të Kuvendit apo deklaratave në favor të përdorimit të shamisë në kokë nga gratë. Dhe në zgjedhjet lokale të pak ditëve më parë nuk mungoi dhe ndonjë gafë periferike si ajo e deklaratës antisemite nga e cila drejtuesit e Vetëvendosjes nuk u distancuan prerë. Gjithësesi Albin Kurti nuk është më ai Çe Gevara I Kosovës. Me vënien e kravatës nuk ndryshoi vetëm look por dhe verb. Në shqipen e tij po aq të mrekullueshme sa të Arbër Xhaferrit po bën ndryshimet që ndërkombëtarët duan të dëgjojnë. Më shumë se më parë është një alternativë e qeverisë aktuale të Kosovës.

Ky është momenti kur ka ndodhur arrestimi I rradhës së Albin Kurtit. Përballë tij është qeveria më e panatyrshme që ka patur ndonjëherë Kosova. Duket si paradoks por e tillë është. Pavarësisht se ish komandantët janë bashkëkryeministra të qeverisë Haradinaj, për cështjet më të të rëndësishme që përballet aktualisht kjo qeveri kanë qëndrime diametralisht të kundërta. Arrestimi I Albin Kurtit sot u bë se akuzohet për gazin lotësjellës të hedhur dy vjet më parë në Parlamentin e Prishtinës. Për hir të së vërtetës duhet thënë se Kurti atëhere udhëhiqte protestën kundër shënimit të kufirit me Malin e Zi dhe Zajednicën bashkë me kryeministrin aktual Rramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj. Kjo është po qa e vërtetë sa dhe fakti që deputetja që u arrestua sot me Albinin është Donika Kadaj Bujupi, e cila në kohën e protestave ishte deputete e AAK të Haradinajt.

Shumë pyetje qarkullojnë sot në Kosovë. Atë më kryesoren nuk po e përmendim sepse litari nuk përmendet në shtëpinë e të varurit. Por për komandantët mbeten pyetje të tjera për tu bërë ? Sa do zgjasë kjo qeveri dhe si do zgjidhë ajo dosjen e kufirit me Malin e zi ? Ashtu si dhe pyetja që shkakton humor në Prishtinë : A do ta zëvendësojë Rramush Haradinaj Adem Grabovcin në klanin ?Pronto??

Lajmet e fundit nga