web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush e dekonspiroi aksionin policor për arrestimin e tre zyrtarëve?/ Ja si përgjigjet deputeti

24 Nëntor 2017, 16:21, Aktualitet CNA

I ftuar në studion e lajmeve në ?Fox News?, deputeti i Partisë Demokratike, Flamuar Noka, ka komentuar akutualitetin politik të ditëve të fundit, si dhe ka komentuar aksionin e dështuar të policisë për kapjen e tre ish-zyrtarëve të lartë të policisë të cilët akuzohen për trafikim kanabisi.

Sipas Nokës, Xhafa dhe Çako janë dekonspiruesit kryesorë të aksionit policor.

?Nuk mundet askush veç kupolës që të dekonspirojnë aksione veç Haki Çakos dhe Fatmir Xhafajt. Këtu qeveria ka funksionuar si kupolë e mafias. Çështja është që këta ruajnë secrete, mbrojnë njëri-tjetrit, pasi janë të përfshirë të gjithë?, është shprehur Flamuar Noka.

Më tej deputeti ka deklaruar se në një të ardhme të afërt priten skandale të tjera.

?Shumë shpejt do të ketë publikim skandalesh të reja. Një peshk është Tahiri, por një tjetër është dhe Dako dhe te tjerë do të ketë. Qeveria po rezulton se ka funksionuar si mafie dhe e ka humbur legjitimitetin?. /CityNews

 

 





Lajmet e fundit nga