web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas arrestimit të deputetëve reagon Kryeministri i Kosovës

24 Nëntor 2017, 16:14, Aktualitet CNA

Pas arrestimi të deputetëve të Lëvizjes VetëVendosja ka folur edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se ata kundërshtonin marrëveshjet që mbesin rrezik për Kosovën, raporton “Zeri.info”.

“Sot ndodhi arrestimi i deputetëve të Kosovës. Tani e vërteta është se kundërshtonim marrëveshjeve që mbesim rrezik për Kosovën. Ne mendojmë që aj rebelim i atëhershëm ka sjelle të mira. Ndërsa qëndrimi Aleancës atëherë ka qenë që meqenëse është kundërshtim politikë e jo ligjor. Unë mendoj që deputetet që kanë kundërshtuar nuk kanë pse të mos paraqiten në Gjykatë ata nuk kanë bërë asgjë që meriton me u fshehe. Të gjithë e kemi bërë me vetëdije kundërshtimin”, ka thënë Haradinaj.

Ai po ashtu ka thënë se beson që LVV-ja do ti ndaj kundërshtimet politike dhe ato ligjore.

“Nuk me vjen mirë që ka ndodhur kështu, po besoj që LVV-ja do ti ndajë kundërshtimin politikë dhe ligjor. Ata nuk kanë pse të ikin”, ka thënë ai.

Ndërsa për seancat tha se mund të organizohen kur ka ligje me rendësi dhe po besoj që do të jemi në nivel.





Lajmet e fundit nga