web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia rrugore shpall lotarinë e veçantë/ Ja çfarë fitojnë 20 shoferët më të mirë

22 Nëntor 2017, 09:48, Aktualitet CNA

Në ndryshim nga rastet e tjera, kur jemi mësuar që policinë ta shohim vetëm në pozicionin e ndëshkuesit, këtë herë ka diçka ndryshe.

Në kuadër të javës së sigurisë, Policia Rrugore ka lançuar ?Lotarinë e Radarit?.

Sot në autostradën Tiranë-Durrës, Policia Rrugore ka nisur lotarinë që do të përzgjedhë 20 drejtuesit më të mirë.

Nga terreni, duke prezantuar nismën, specialisti në Drejtorine e Policise Rrugore, Ervin Dervishi tha se do të zgjidhen drejtuesit model, që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe për ta do të ketë nga një policë sigurimi.
?Kemi vendosur të zgjedhim drejtuesin model. Nga drejtuesit që respektojnë rregullat, do të zgjedhim më të mirët. Shorteu do të hidhet live të premten dhe do të zgjidhen 20 drejtues mjetesh, për të cilët do të dhurohen 20 polica sigurimesh. Do të kemi nisma të tjera në kuadër të javës së sigurisë rrugore?, deklaroi Dervishi./ CityNews





Lajmet e fundit nga