web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qytetarët kryqëzojnë Ramën për korrupsionin në shëndetësi/ Pa lek nuk të shohin me sy mjekët

22 Nëntor 2017, 08:46, Aktualitet CNA

Kryeministri Rama vijon ritualin e tij të përditshëm duke përshëndetur qytetarët në rrjetet sociale me punët e qeverisë.

Mëngjesin e sotëm Rama ka postuar në rrjetet sociale, një video e cila sipas tij tregon një hap tjetër në rrugën për shëndetësinë dhe Shqipërinë që duam.

?MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë tjetër hap të vogël në rrugën e drejtë për Shëndetësinë dhe Shqipërinë që duam?- shkruan kryeministri në rrjetet sociale.

Por postimit të Ramës i janë përgjigjur me kritika qytetarët, të cilët shprehen se gjendja e spitaleve le shumë për të dëshiruar dhe se duhen ndërtuar godina të reja.

Gjithashtu qytetarët shkruajnë se korrupsioni në shendetësi është një turp.

Ja disa nga komentet e qytetarëve:

?Po cfar shendetsi ke bere ku i ke spitalet qe ke ndertuar . ti po nuk ndertove godina te reja varja. ndodhin keto tjerat me vrap te gjejm
na mik tek doktori se nuk na pret koha dhe themi nuk
kemi doktor kemi doktor shum te mire po nuk kemi spitale te reja tallesh me Nard Ndoken po qe i vetmi qe beri godin te re tek spitale. po ti tallesh mme gjith popullin Shqiptar ja ke marr doren?- shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan ?Z. Kryeminister nje pyetje ju lutem . Kur do vij dita qe infermieri dhe mjeku te ngrihen nje mengjes dhe te thon se sot eshte dita per te shpetuar jet dhe per te ber nje pun te shkqyeshme . Por cdo mengjes urojn te ken pacient me lek . Me fakte po te flas . Spitali tereza tiran . Spitali i fierit . Te njejte doktorra qe punojn ne shtet kan zyren dhe tek spitali amerikan dhe keta nuk te falin . Ke nje pergjigje pervec se te me thuash ta denancojme ??? Diten e mire .?

Gjithashtu një tjetër qytetar ironizon kryeministrin ndërsa shkruan ?per ke e ke fjal apo per ate mjekun qe dha emisjoni stop qe merte 400 mije per kryer operacion?.

?Korrupsioni ne spitale eshte nje turp i vertet. ..po nk i dhe leket nuk te shohin me sy?- shkruan një tjetër./ CityNews





Lajmet e fundit nga