web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokati denoncon ligjin e ri anti-amerikan të Ramës

22 Nëntor 2017, 15:06, Aktualitet CNA

Avokati Altin Goxhaj, ka denoncuar vendimin e qeverisë për dënimin e çdokujt që do t’i japë të dhëna zyrtare institucioneve ndërkombëtare pa miratimin e INSTAT. Sipas avokatit Goxhaj, ky është një ligj komunist që gjendet vetëm në një vend të botës, pra në Kubë, ku qeveria dënon çdokënd që jep të dhëna Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Qeveria bën ligjin e ri kuban kundër imperializmit amerikan dhe CIAs: Qeveria dënon këdo që i jep të dhëna SHBA-së!!!
Nga Avokati Altin Goxhaj
Qeveria ka bërë Ligjin që e gjen vetëm në një vend të botës: KUBËN KOMUNISTE:
?Për rastet e dërgimit të të dhënave zyrtare institucioneve ndërkombëtare pa njoftimin e INSTAT-it, dënohet me gjobë deri në 50 000 lekë. Për rastet e përsëritura, gjobat janë nga 50 000 lekë deri në 250 000 lekë për çdo shkelje. Për shkeljet e kryera nga institucionet publike gjoba i jepet titullarit të institucionit?.”, – shkruan Goxhaj.

Teksa citon, “Dënohen me gjobë personat që japin të dhëna konfidenciale ndaj të tretëve për qëllime kërkimore. Moszbatimi ose shkelja e kërkesave të konfidencialitetit nga nëpunësi, përfshirë këtu dhe kohë kur ai ka lënë detyrën, ose nga një palë e tretë, së cilës i është dhënë e drejta për qëllime kërkimore, dënohet me gjobë nga 200 000 lekë deri në 300 000 lekë”, Goxhaj shpjegon, edhe pse e quan këtë ligj si anti-amerikan.

“Duke qenë se INSTAT ka bashkëpunim teknik me institucionet europiane dhe ndërkombëtare përveç SHBA-së [sipas faqes zyrtare INSTAT ka marëveshje bashkëpunimi me BE, Sida, UN, SDC, FSO dhe BB.] ky ligj në radhë të parë synon SHBA”, – shpjegon Goxhaj.

Në vijim ai shprehet se Ambasada Amerikane nuk do të reagojë për këtë rast, për shkak se ambasadori aktual është i treshes Obama&Clinton&Soros.

“Por gjths pa ardhur Ambasadori i Trump mos prisni të reagojë Ambasadori aktual i Podestës së Obama&Clinton&Soros!!!
Natyrisht që ligji formnalisht ka fuqi ndaluese ndaj çdo institucioni ndërkombëtar por teknikisht fokuson SHBAnë për hir të mungesës së prezencës fizike në institucion!!!”, – përfundon shkrimin e tij Goxhaj. /CityNews





Lajmet e fundit nga