web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ALARMI/Nëse ju duket vetja tërheqëse me këmbët e kryqëzuara,dijeni se po shkatërroni veten

22 Nëntor 2017, 14:50, Aktualitet CNA

Nëse mendoni se një femër me këmbë të kryqëzuara është “shumë femër”, joshëse apo edhe elegante, ndoshta keni të drejtë, por çfarë dini për shëndetin e saj gjatë qëndrimit në këtë pozicion?

Studime të ndryshme hedhin hipoteza se të mbash këmbët e kryqëzuara mund të sjellë dëme të rënda për shëndetin si shfaqje e venave, rreziku për nervat dhe presioni i gjakut.

Por jo vetëm edhe shpina dhe gjunjët mund të kenë probleme nga ky qëndrim. Një profesor amerikan ka vendosur në alarm të gjitha gratë që qëndrojnë apo punojnë shumë orë ulur.

Ai sugjeron që këmbët duhet të qëndrojnë të shtrira, ndërkohë që në pozicionin të kryqëzuara duhet të mbahen sa koha për të pirë një kafe.

Sipas specialistëve pozicioni më i mirë kur qëndroni ulur në tavolinë, është që këmbët t?i mbani të kryqëzuara duke i lënë të lira kofshët. Herë pas here mundohuni të ndryshoni pozicionin e këmbëve që të lini qarkullimin e gjakut të lirë./CityNews





Lajmet e fundit nga