LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KLSH lançon "Muajin e Hapur për Qytetarët"

9 Nëntor 2017, 19:47, Aktualitet CNA

Në datën 9 nëntor 2017, KLSH lançoi zyrtarisht fillimin e muajit të hapur në sallën e Akademisë së Shkencave.

Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj mbajti fjalën e hapjes, gjatë së cilës nënvizoi se një institucion modern i auditimit më të lartë publik, një SAI, do të ishte i mangët dhe i izoluar, pa njohjen e plotë të veprimtarisë së tij nga qytetari dhe mbështetjen prej publikut dhe qytetarëve, duke cituar një shprehje të Abraham Linkoln që «Institucionet tona nuk do të jenë kurrë të tilla(pra publike), nëse nuk krijojnë mundësitë të njihen plotësisht, madje edhe të vizitohen apo preken fizikisht nga qytetari pagues taksash».

Gjashtë vite me parë, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ne platformën strategjike për zhvillimin e institucionit te 14 dhjetorit 2011, ka përcaktuar si Objektiv të Tetë  ?Përmirësimin e transparencës ne marrëdhëniet me publikun, nëpërmjet një partneriteti të gjerë me median dhe me organizatat jo-fitimprurëse që luftojnë korrupsionin?. Ky objektiv sot jo vetëm është realizuar nga KLSH, por edhe zgjeruar dhe zhvilluar më tej, duke vendosur ne qendër te komunikimit dhe transparencës marrëdhënien e drejtpërdrejtë me qytetarin. Kjo është arsyeja qe sot KLSH lançon Muajin e Hapur për Qytetarët, pas organizimit rreth një viti me pare te Javës së Hapur.

Transparenca e aktivitetit të KLSH-së është një nga treguesit kryesorë të modernizimit të institucionit dhe të komunikimit të tij shumë dimensional. Ajo rrit besimin e qytetarëve ndaj institucionit dhe ndihmon në shmangien  e ndikimit të interesave personale dhe te konfliktit te interesave në punën e tij.

Qasjen e komunikimit te pandërprerë me qytetaret, KLSH e ka pare ne këto gjashte vjet, kryesisht nëpërmjet bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe me median, si dhe nëpërmjet përgjigjeve ndaj letrave te qytetarëve.

Përfaqësues te shoqërisë civile dhe te mediave janë ftuar te marrin pjese qe ne janar te vitit 2012, kur institucioni zhvilloi analizat vjetore ne nivel te departamenteve te auditimit. Me tej, pjesëmarrja e tyre dhe nxitja e institucionit qe ata te bëhen partnere dhe pjese e diskutimeve dhe analizave, ka qene një konstante e KLSH.

KLSH ka rritur gradualisht transparencën e veprimtarisë së tij në media, duke arritur në fund të vitit 2016 që të jete i pranishëm 6.7 herë më shumë me informacione dhe mesazhe në median e shkruar, si dhe duke gjashtëfishuar praninë në mediat audiovizive, krahasuar me vitin 2010.

Një nga treguesit kryesorë te transparencës dhe hapjes se institucionit për lexuesin e interesuar shqiptar është kolana e botimeve të KLSH-së, e cila  në pesë vite 2012-2016 ka arritur në 67 tituj librash. Për ketë vit, institucioni synon te shkoje ne 83 tituj.

Botimet e KLSH janë zbatim i detyrimeve ndërkombëtare të angazhimit të institucioneve supreme të auditimit edhe në fushën e botimeve të dokumentacionit, për t?i mundësuar qytetarëve një akses më të gjerë në veprimtarinë e tyre dhe dije më të thella. Kolana e botimeve, e cila pasurohet nga viti në vit, përfshin libra për manualet dhe standardet e auditimit, për raportet e zbatimit te buxhetit te shtetit dhe te performancës se institucionit, botime me vlere historike për njohjen e institucioneve evropiane te auditimit suprem, te historikut te KLSH, etj. Çdo vit dinamika e botimeve KLSH rritet me 10 përqind, duke ruajtur cilësinë, thellësinë e analizës, gjerësinë e informacionit dhe plotësinë e mesazheve të përmbajtura në çdo titull dhe përmbajtje libri.

Parimi 7 i ISSAI-t 12 ?Vlerat dhe dobitë e Institucioneve Supreme të Auditimit- të bësh ndryshimin në jetën e qytetarëve?, kërkon një komunikim sa me efektiv me palët e interesit. KLSH e sheh qytetarin, publikun si palën kryesore te interesit. Perceptimi i publikut vazhdon të mbetet një problem serioz që kërkon punë dhe vetëm punë intelektuale, njohje dhe komunikim të vazhdueshëm, duke e shoqëruar me shpalosje të plotë transparence dhe integriteti të vetë nëpunësve të institucioneve, si e vetmja rrugë për të fituar besimin e qytetarit.

Nga KLSH, kjo konceptohet si një sfidë që realizohet ditë pas dite. Risia e  pjesëmarrjes aktive të audituesve të KLSH në median e shkruar ka inkurajuar audituesit në këtë drejtim, ndryshe nga vetëm 6 vite më parë, kur institucioni ishte i mbyllur përsa i përket kontaktit me mediat dhe publikun, si dhe pranisë në media të opinionit të audituesve dhe specialistëve të tij.

Si një pjesë e pandarë e komunikimit me qytetarin, Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë viteve 2012-2017 ka trajtuar me korrektesë dhe profesionalizëm letrat dhe ankesat e qytetarëve, të cilët në çdo rast kanë marrë përgjigje, edhe kur çështja e ngritur prej tyre ka qenë jashtë kompetencave të institucionit. Edhe në këto raste, i kemi orientuar qytetarët, nëpërmjet përgjigjeve zyrtare se cilit institucion duhet t?i drejtohen për të marrë përgjigje për shqetësimet e tyre. Gjatë vitit 2016, institucioni ka trajtuar 660  letra dhe ankesa, nga të cilat 318 jashtë kompetencës dhe juridiksionit tonë. Nga 342 ankesa në kompetencë të KLSH, që të gjitha janë verifikuar dhe u është dhënë përgjigje.

Interneti është sot zemra e komunikimit për të gjitha institucionet moderne, duke qenë i prekshëm nga të gjithë dhe shumë efiçient. Faqja e internetit ?KLSH.org? është dritarja kryesore e komunikimit të institucionit me qytetarët, ngaqë u jep atyre mundësinë që të kenë akses të drejtpërdrejtë në informacion dhe të informohen shpejt lidhur me çështjet që ju interesojnë.

Në faqen WEB të KLSH-së, qytetarët mund të gjejnë informacione të shumta për aktivitetin e institucionit, veçanërisht për raportet e tij të auditimit. Gjatë vitit 2016, në kuadër të rritjes së transparencës, institucioni ka vendosur  vendimet e plota të  Kryetarit të KLSH-së për 152 auditime, nga 154 të realizuara gjithsej, pra në masën  98.7%. Po punojmë që çdo raport auditimi të publikohet në internet.

Në fund të fjalës së tij, z.Leskaj nënvizoi: ? Muaji i Hapur do të na shërbejë edhe ne, audituesve të KLSH-së, për të qenë më të hapur dhe komunikues me njeri-tjetrin. Sidomos në nivel të komunikimit dhe të shkëmbimit të eksperiencave mes departamenteve të auditimit, kemi vënë re se jemi defiçitarë. Muaji i Hapur do të inkurajojë shkëmbimin e eksperiencave edhe mes audituesve me përvojë, me ata të rinj, në bashkëbisedime dhe konsultime të plota mes tyre. Ai do të ndihmojë edhe komunikimin mes ekipeve të ndryshme të auditimit brenda të njëjtit departament. Ky Muaj i Hapur do të jetë dritare komunikimi intensiv, takimesh dhe aktivitetesh, por në realitet, i gjithë institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit është prej gjashtë vitesh tashmë tërësisht i hapur me qytetarin, në kërkim të kontaktit dhe mendimit të tij, për realizimin sa më të plotë të misionit kushtetues të ruajtjes dhe mbikëqyrjes së përdorimit me ekonomi, efektivitet dhe efiçiencë të parave të taksapaguesit shqiptar?. CityNews

Lajmet e fundit nga