LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Analiza/ Pse Top Channel ka nisur kritikat ndaj qeverisë?

9 Nëntor 2017, 18:54, Aktualitet CNA

Tashmë askush nuk mund ta flasë më për rastësi. U bë hera e katërt që në 5 ditët e fundit televizioni më i madh në vend, Top Channel ka prishur traditën e krefjeve ndaj qeverisë dhe shton dozën e kritikave ndaj saj. Në lajmet e sotme binte në sy një kronikë e ashpër për marëdhëniet e Ramës me mediat. Duke u nisur nga konferenca e sotme e BE, ku merrte pjesë edhe komisioneri Han, Topi theksonte se Hanit iu fshehën disa të vërteta nga raporti i kryeministrit me gazetarët.

Duke u nisur nga debatet e fundit në kronikën e topit nënvizohej se kryeministri ?kur i bëhen pyetje, s?mund t?u përgjigjet me fyerje, të pranojë se nuk ka pyetje, por vetëm përgjigje të këqija.

Kryeministri e di mirë se fyerja nuk mund të jetë më vepër penale, pavarësisht se ai kërkon kthimin e saj si të tillë, sepse këtë e pengon pikërisht Komisioni Europian.

Kryeministri duhet të pranojë se ai dhe jo mediat, paguhet me taksat e shqiptarëve dhe se misioni i tyre është pikërisht të ruajnë sesi këto taksat përdoren, apo shpërdoren.

Kryeministri e di, ashtu si edhe ata përpara tij, se lajmësi nuk goditet dhe këtë e thotë jo vetëm BE, por edhe kanuni qindra vite më parë dhe nëse qeveria i bën mirë detyrat e shtëpisë, edhe për lirinë e shprehjes, atëherë po, le të shohim se ku janë edhe problemet tona.

Por siç thoshte Ronald Reagan; ?Problemi gjithmonë është Qeveria?

Nëse shihej emri i gazetarit që e kishte bërë këtë lajm të ndërthurur me koment, gjithçka mund të ngjante edhe si rastësi. Endri Xhafo i sapo ka kaluar në Top, ruan ende nervin dhe sensin kritik të mprehur në ABC.

Por, dyshimi është se kemi të bëjmë më shumë sesa me kaq. Kritikat në Top po bëhen të përditshme (shiko lajmet e renditura poshtë/Lapsi.al).

Pesë ditë më parë u trasmetua për herë të parë një kronikë kritike që akuzonte policinë për fshehjen e provave për kapjen e biznesmenit Sota me 863 mijë euro.

Të martën në 7 nëntor, në një kronikë tjetër u akuzua PS se me mënyrën sip o sillej me rastin tahiri po shkonte drejt një fajësie kolektive. Të mërkurën në 8 nëntor u denoncua heshtja e Tahirit dhe PS për rastin Sota.

Pra, përditë e më shumë po bëhte e qartë një tendencë kritike e Top Channel. Pyetja është përse dhe nga buron ky ndryshim linje.

Zëra brenda këtij institucioni flasin se më shumë sesa një qasje parimore, kjo ashpërsi e Top Chanel, vjen nga marëdhënia e e konkurentit direkt TV Klanit me Ramën që ka ardhur duke u forcuar. ?Në Top e dinë se sa më në hall të jetë Rama, aq më shumë i oftohet Tv Klan për shërbime, në këmbim të favoreve që mer nga qeverisja? tha një burim i këtij televizioni për Lapsi.al.

Dhe ky ndryshim i ri dyshohet se e ka bërë të xhindoset presidenten e Topit Vjollca Hoxha. ?Ajo e di që ndërsa qeveria shpërndan leje grataçielash dhe dhjetra miliona nga projekti 1 miliard euro, për konkurentët e saj direktë, atë mundohet ta gënjejë me leje taksish dhe kjoskash? tha burimi që shtoi se ajo që e ka bërë znj Hoxha të vërë veton është fakti se ajo ka kuptuar se disa gazetarë të saj kanë lidhje të drejtpërdrejta me zyrtarët pranë kryeministrit, duke bërë lojë të dyfishtë.

Dhe kjo ndoshta e ka bërë atë të marrë vendim për ashpërsim të linjës.

Por, pavarësisht nga kjo hipotezë, një gjë është e qartë: në Top ka një ndryshim kursi. /Lapsi.al

Lajmet e fundit nga