web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama: Të dytët në Europë për burimet ujore, të vetmit që kemi probleme furnizimi

6 Nëntor 2017, 10:34, Aktualitet CNA

Në fjalën e tij në takimin e sotëm për reformën në sektorin e ujit të pijshëm, kryeministri Edi Rama ndër të tjera deklaroi se për çështjen e ujit të pijshëm kemi një prapambetje shumë të qartë dhe se ankesat e qytetarëve për furnizimin me ujë përbëjnë një problem parësor.

Kreu i qeverisë deklaroi se ?Jemi vendi i dytë më i pasur në Europë për ujin, dhe i vetmi vend në Europë qe kemi probleme me furnizimin me ujë të qytetarëve?

Gjithashtu Rama tha se është e papranueshme qe edhe në mes të kryeqytetit kemi të tillë prapambetje.

?Mjafton të përdorim vetëm një përqind të burimeve ujore për të garantuar furnizmin të pandërprerë, ndërkohë që vendet e tjera nuk kanë një pikë ujë nën tokë dhe arrijnë të furnizojnë pa nderprerje popullsinë?- tha Rama./ CityNews





Lajmet e fundit nga