web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deti "trafikon" drogë shqiptare në brigjet italiane

5 Nëntor 2017, 09:49, Aktualitet CNA

Jo vetëm me gomone e skafe, por tashmë edhe deti po “trafikon” drogë.

Autoritetet italiane të Vrenoles kanë gjetur pako me drogë në bregun e detit, e cila dyshohet tu ketë rënë trafikantëve shqiptar gjatë transportit të saj nga Shqipëria për në brigjet italiane.

Rreth 48 kilogramë kanabis është gjetur në dy pakot e nxjerra në breg nga deti.

Pas kësaj autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar origjinën dhe autorët e drogës.

Kujtojmë se pak kohë më parë deti nxori në Itali disa pako të tjera me drogë, të cilat u gjetën në plazh nga pushuesit. /CityNews





Lajmet e fundit nga