web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Valë arrestimesh anti-korrupsion në Arabi / 11 Princa ministra dhe ish-ministra në pranga

5 Nëntor 2017, 08:35, Aktualitet CNA

Autoritetet e Arabisë Saudite kanë raportuar arrestimin e 11 princave të këtij shteti, së bashku me miliarderin Princ Alwaleed bin Talal, i cili në gusht të këtij viti vizitoi Shqipërinë, ku edhe zhvilloi një takim zyrtar me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Sipas mediave ndërkombëtare së bashku me 11 princat e arrestuar, janë edhe 4 ministra dhe disa ish-ministra, të cilët akuzohen për korrupsion. Mes të ndaluarve janë ministri i Gardës Kombëtare dhe ministri i Ekonomisë.

Arrestimi i tyre është bërë i mundur pas ngritjes së një komisioni antikorrupsion nga Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud, botuar nga agjencia zyrtare e lajmeve të Arabisë Saudite të shtunën, dhe që kryesohej nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.

Princi Alwaleed i cili kishte vizituar para disa muajsh edhe vendin tonë kontrollon firmën e investimeve Kingdom Holding dhe është një nga burrat më të pasur në botë, që zotëron ose ka aksione të mëdha në News Corp, Citigroup, Twitter dhe shumë kompani të tjera të mirënjohura. Princi gjithashtu kontrollon rrjetet televizive satelitore të shikuara në të gjithë botën arabe.

Sipas raportimeve ndërkombëtare, kjo fushatë gjithëpërfshirëse arrestimesh duket të jetë masa e radhës për konsolidimin e fuqisë së Princit të Kurorës, udhëheqës i komisionit antikorrupsion, Mohammed bin Salam. /CityNews





Lajmet e fundit nga