web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Dru i shtrembër" / Tahiri: Nuk i gjykoj deklaratat e Ramës, por ...

30 Tetor 2017, 20:39, Aktualitet CNA

Saimir Tahiri, gjatë një interviste për emisionin “Top Story”, të gazetarit Sokol Balla, komentoi qëndrimin e PS-së për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, Ai u shpreh se qëndrimi i PS-së, ishte gati i detyrueshëm, ndërsa shtoi se ka qenë vetë ai që ka kërkuar nga Rama të mos ketë mbrojtje e as koment.

Teksa komentoi deklaratën e Ramës për atë që ky i fundit e quajti “dru i shtrembër”, Tahiri tha: “Deklaratat e Rames, s?i gjykoj, por disa nga gjërat që dëgjova, do t?i bëja ndryshe”.

Ai shtoi se “PS-ja nuk është një vëllazëri njerëzish që mbrohet si kope, kemi ca vlera që i ndajmë dhe vlerësojmë”. /CityNews





Lajmet e fundit nga