web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Visho Ajazi ka përgjuar Kryeministrin dhe Presidentin

30 Tetor 2017, 20:23, Aktualitet CNA

I ftuar në emisionin ?Studio e Hapur? në News 24, gazetari Artan Hoxha, ka komentuar dorëheqjen e papritur të drejtorit të Shërbimit Informativ Shqiptar, Visho Ajazi Lika.

Duke vlerësuar situatën kaotike që po kalon vendi në këto kohë, gazetari Hoxha shprehu mendimin se dorëheqja e Ajazit nuk duhej pranuar nga Presidenti dhe Kryeministri.

Kjo pasi Ajazi nuk është një zyrtar i lartë i shtetit si gjithë të tjerët, pasi ai posedon shumë informacione sekrete të klasifikuara.

?Visho Ajazi është akuzuar nga të dy dhe presidenti Meta dhe kryeministri Rama se i ka përgjuar. Ata kanë qenë subjekt përgjimi nga shërbimi i drejtuar prej vitesh nga Ajazi?, ka befasuar me deklaratën e tij Artan Hoxha. /CityNews





Lajmet e fundit nga