web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë / Ja cilat zona nesër s'do të kenë drita

30 Tetor 2017, 19:32, Aktualitet CNA

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), ka paralajmëruar qytetarët e Tiranës, për ndërprerje të energjisë ditën e nesërme.

Me anë të një njoftimi për media, OSHEE shprehet se disa zona të Tiranës nuk do të kenë drita përgjatë ditës së nesërme, për shkak se do të ketë punime në rrjet.

Sipas këtij lajmërimi, ndërprerjet do të jenë në zonën e Kombinatit, Misto Mames, Bregut të Lumit, Laprakës, Yzberishtit, Yrshekut dhe Laknasit. /CityNews





Lajmet e fundit nga