web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Leonard Olli / Nuk ka pyetje idiote, vetëm përgjigje të tilla, o idiot kryeministër!

25 Tetor 2017, 15:07, Aktualitet CNA

Shfaqja më e shëmtuar e shpërdorimit të detyrës dhe krekosjes me postin publik që Edi Rama dha sot para parlamentit, duke fyer dhe intimiduar gazetarët është shembulli më elokuent i degradimit të figurës së shtetarit. I rrënuar politikisht dhe moralisht nga skandali ?Tahiri? dhe përfshirja e tij, drejt për së drejti në këtë skandal, si përgjegjësi kryesor i kanabizimit dhe kriminalizimit të shtetit dhe pushtetit nga koha e marrjes së detyrës, Rama tentoi sërish të bëjë gangsterin. Shfaqje kaq të shëmtuar e butaforike ndesh vetëm në skenarin hollivudian, me figurën e Al Kapones, kur ngrefosej para gazetarëve me pamjen e të paprekshmit.

Rama dhunoi jo vetëm gazetarët, por çdo shqiptar që rastësisht dëgjoi kreun e qeverisë, përfaqësuesin e çdo njërit prej tyre brenda dhe jashtë vendit, të gufohej  si halabak para gazetarëve. Me sindromën e gjithologut tentoi të jepte sa leksione gazetarie, sa jurisprudence apo politikani, duke harruar totalisht faktin se nuk është asgjë më shumë e asgjë më pak se një nëpunës shteti që paguhet edhe nga taksat që mbahen nga rrogat e gazetarëve e gjithë atyre shqiptarëve që kanë fatin të punojnë. Shprehjet bajate që ?spruconte? i shkumëzuar e i mekur nga llumi ku është zhytur, mbi mediat e kazanit apo fyerje të tjera, janë dëshmi e panikut dhe strategjisë që një zullum të paparë ta mbulojë me zullume të tjera, me shpresën idiote se mund të krijojë një diversion që do ta shmangte sadopak vëmendjen nga rënia ?de facto? e qeverisë së kanabisit.

Sigurisht që nuk e ka për herë të parë. Të gjithë e kujtojnë me neveri sjelljen e pacipë ndaj gazetares së TV Klan Erisa Zykaj në Bruksel apo edhe në raste të tjera, ?batutaxhiun? e shëmtuar të FB me çdo qytetar, për të dhënë përshtypjen e ?hazërxhevapit? që entuziazmojnë eunukët që i rrinë sa para mbrapa, duke lëpirë kockat e përfitimeve që shpërndan aq bujarisht nga pasuria publike. E sigurisht, ka mjaft kockëlëpirës që brohorasin  të lumtur nga kjo estradë për pesë lek, pasi abuzimet një miliard lekësh nga djersa e shqiptarëve të zhytur në varfëri të plotë iu tredhin shpirtin, ndërgjegjen, moralin dhe të qenit njeri.

I doli boja dashnorit të vetingut, i doli ndryshku makinës së shëmtuar të propagandës dhe kur e ndjeu se të gjithë e panë lakuriqësinë e kryeministrit të kazanit dhe Kanabistanit volli turpshëm vrerin e urrejtjes ndaj gazetarëve, që thjesht përpiqeshin të bënin me përkushtim punën e tyre. Sigurisht që asnjë prej tyre nuk ndjehet i fyer nga një relike e jetës publike që tragjikisht mban detyrën e kryeministrit, por besoj se si çdo shqiptar ndjenë turp dhe neveri për këtë qenie mjerane, që është gjynah t?a etiketosh njeri, e kanë kryeministër. Disa kolegë të njohur e të respektuar bënë apel për t? a bojkotuar, por modestisht do të kisha një apel tjetër: Mos e bojkotoni, mos iu ndani hapa pas hapi dhe bëjeni sa më shumë që të tregojë fytyrën e tij të vërtetë, çirrjani sa më shumë maskën në mënyrë që shqiptarët t? a shohin sikundër është në realitet këtë mostër politike. Jo se nuk e dinë, por i ngatërron ndonjëherë ?lustra? e bojaxhiut që i jep vetes herë pas here. E sa për kryeministrin turpit, kam vetëm një leksion për t? i dhënë: Nuk ka pyetje idiote, por vetëm përgjigje të tilla o idiot kryeministër, që nuk meriton të të shkruash shqip, por vetëm me turqizma, se një anadollaku i duhet dhënë restoja vetëm me të njëjtën monedhë.





Lajmet e fundit nga