web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryemadhi apel ndërkombëtarëve: Reagoni ndaj sjelljes rrugaçërore të kryeministrit

25 Tetor 2017, 14:08, Aktualitet CNA

Pas sulmit me fjalë fyese të kryeministrit Rama ndaj gazetarëve ka reaguar edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi e quan kryeministrin arrogant që shpalli si armiq ata që kanë për detyre t?i drejtojnë pyetje.

?Nuk e kuptoj ku e gjen këtë guxim një kryeministër në largim, që ndoshta nën efektin e lëndëve narkotike shfryu dufin dhe frikën para punonjësve të medias?, shprehet Kryemadhi.

Sipas saj Rama u përpoq për ditë me radhë të intimidonte punën e prokurorisë sot bëri të njëjtën gjë me gazetarët dhe median që nuk i shërbejnë atij.

Në postimin e saj, Kryemadhi i bën thirrje medias, organizatave në mbrojtje të të drejtave të njeriut, Trupit Diplomatik në Tiranë të reagojnë për këtë sjellje rrugaçërore të një kryeministri që nuk ndalet për të patur pushtet mbi drejtësinë dhe median./CityNews

 

Postimi i plotë:

I frikësuari i madh Edi Rama, pasi akuzoi dhe sulmoi për tre ditë me radhë akuzat e prokurorisë dhe prokurorët, sot në mënyrë të paprecedentë sulmoi gazetarët duke sharë dhe fyer në mënyrë të turpshme. Një kryeministër arrogant që fuqinë e gjen tek mandatet e blera me paratë e krimit sot shpalli si armiq dhe ata që për detyrë kanë t’i drejtojnë pyetje. Nuk e kuptoj ku e gjen këtë guxim një kryeministër në largim, që ndoshta nën efektin e lëndëve narkotike shfryu dufin dhe frikën para punonjësve të medias. Ai që u përpoq për ditë me radhë të intimidonte punën e prokurorisë sot bëri të njëjtën gjë me gazetarët dhe median që nuk i shërbejnë atij. I bëj thirrje medias, organizatave në mbrojtje të të drejtave të njeriut, Trupit Diplomatik në Tiranë të reagojnë për këtë sjellje rrugaçërore të një kryeministri që nuk ndalet për të patur pushtet mbi drejtësinë dhe median. Të vetmet pushtete që siç duket i ka ende jashtë kontrollit. Sot është një ditë e zezë për demokracinë në Shqipëri dhe si e tillë na takon të gjithëve përgjegjësia për të shkulur nga rrënjët këtë klikë kriminale që nuk kursen askënd.

 





Lajmet e fundit nga