web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari Andi Bejtja sqaron thirrjen për bojkot ndaj Ramës / Nuk jam politikan por...

25 Tetor 2017, 13:49, Aktualitet CNA

Gazetari Andi Bejte, ka reaguar sërish pas deklaratave fyese dhe denigruese të kryeministrit Edi Rama, duke sqaruar qëndrimin e tij të mëhershëm, ku bënte thirrje për bojkotim të kryeministrit nga gazetarët.

Bejtja shprehet se ka pasur një mori telefonatash pas postimit të tij, dhe thirrjes publike për të bojkotuar kryeministrin, por shumë prej atyre që e kanë telefonuar shprehen se kjo thirrje zhvendos vëmendjen e publikut nga çështja kryesore, Tahiri.

Gazetari teksa hedh poshtë pretendimet se mund të jetë bërë me dashje kjo thirrje, për të zhvendosur vëmendjen, shkruan se nuk është strateg partie, por gazetar dhe kërkon që të gjithë ata që mbajnë këtë emër të kenë dinjitet dhe të mos intimidohen rrugaçërisht. /CityNews

Postimi i gazetarit Andi Bejtja:

NJE SQARIM PER ATA QE PO ME TELFONOJNE DHE ME SHKRUAJNE…

Pas statusit tim, ku i bera thirrje publike gazetareve te bojkojne Ramen pas ofendimeve dhe intimidimeve qe u beri publikisht, ka jo pak njerez qe me kane mare ne telefon dhe me kane shkruar se statusi im po cfokuson ceshtjen e dites, qe eshte ceshtja Tahiri, madje ka dhe nga ata qe shkojne dhe me larg, duke aluduar se po i sherbej indirekt me dashje apo pa dashje Rames, qe sipas ketyre do te beje te harrohet tema e dites…I kujtoje te gjithe dashamiresesve dhe jo dashamiresve te mij, qe une nuk jam as strateg i ndonje partie poltike dhe as politikan…por thjesht gazetar dhe dua qe ata qe pretendojne ta mbajne kete emer te kene dinjitet dhe mos intimidohen rrugacerisht…kaq





Lajmet e fundit nga