web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosova voton / Haradinaj: Qytetarë ushtroni të drejtën tuaj, një punë e madhe na pret

22 Tetor 2017, 12:55, Aktualitet CNA

Qytetarët e Kosovës do të vendosin sot me votën e tyre për udhëheqësit e rinjë të komunave të vendit.

Votimi është hapur që në orën 7 të mëngjesit, ndërkohë pasi ka votuar në zonën e tij, Kryeministri i Kosovës, ka bërë thirrje që qytetarët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë ligjore dhe të votojnë përfaqësuesit e tyre.

Pas votimit kryeministri Haradinaj i është drejtuar mediave duke thënë: “Sot edhe unë kreva obligimin qytetar, votuam për kryetar komune e asamblenë komunale. Ftoj qytetarët të votojnë, Kosovën e pret një punë e madhe për me shku ka zhvillimi dhe rritja, e kjo rritje e kërkon edhe rolin aktiv të qytetarëve, pra votën e tyre?. /CityNews





Lajmet e fundit nga