web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministri Klosi përuron qendrën e vizitorëve në Rradhimë / Turizëm në çdo ditë të vitit

22 Tetor 2017, 12:11, Aktualitet CNA

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi inauguroi Qendrën e Informacionit, Radhimë, një investim që do t?i shërbejë turistëve që duan të vizitojnë Parkun Kombëtar Detar Karaburun Sazan.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit të qendrës ministri Klosi vlerësoi investimin duke vënë theksin në bashkërendimin e përpjekjeve për ruajtjen e mjedisit dhe zhvillimin e turizmit jo vetëm në një ditë apo sezon por gjatë gjithë vitit. Duke u ndaluar konkretisht tek bukuritë dhe zonat e mbrojtura të Vlorës, ministri Klosi tha se është e patolerueshme, e pafalshme dhe aspak logjike të qëndrohet vetëm gjatë një sezoni turistik.

Klosi theksoi se mbrojtja e natyrës do të vazhdojë të jetë një prioritet kryesor i ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe se përpjekja kryesore deri në fillim të muajit maj të vitit të ardhshëm do të jetë e fokusuar tek pastërtia, tek ngritja e qendrave të tilla informacioni për ata që duan të shfrytëzojnë sezonin turistik, por edhe tek bashkërendimi i të gjithë aktorëve lokalë dhe ndërkombëtarë në përgatitjen e një viti shumë të suksesshëm turistik.

Qendra e Vizitorëve të Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan në Radhimë është lokalizuar në një pikë strategjike për promovimin e parkut të parë dhe të vetëm detar në Shqipëri, duke qenë lehtësisht e aksesueshme nga vizitorët. Në inaugurimin e qendrës ishin të pranishëm dhe përfaqësues të Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Tiranë, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.
P
ërveç kësaj qendre edhe katër Qendra Vizitorësh janë në përfundim e sipër si në Parkun Kombëtar Dajt, Llogara, Divjakë-Karavasta, Theth. Qendrat e vizitorëve në Parqet Kombëtare sjellin informacion të plotë dhe atraktiv, që përcillet në mënyrë inovative për vizitorët, duke vënë në pah natyrën si një aset kryesore të turizmit shqiptar. Këto qendra do të jenë një mjet i nevojshëm për Administratorët e Parqeve për të orientuar dhe kontrolluar fluksin turistik, krijuar bazë të saktë të dhënash për vizitorët dhe aplikimin e tarifave për hyrjet dhe shërbimet që ofron parku. Në këtë dejtim qendrat janë një hap i rëndësishëm drejt një menaxhimi më efektiv dhe të qëndrueshëm të ZM-ve në Shqipëri, duke u orientuar drejt synimit për vetëfinancimin e tyre.





Lajmet e fundit nga