web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto/ Për 20 vite francezët kanë ndërtuar kështjellën mesjetare me teknikat e Mesjetës

27 Shtator 2017, 21:40, Aktualitet CNA

Nëse jeni të hipnotizuar nga mënyra e jetesës mesjetae, nuk keni nevojë për një makinë kohe për ta vizituar. Kalaja Guedelon në Burgundy, Francë është një projekt unik ku vullnetarët dhe studiuesit po ndërtojnë një kështjellë autentike të shekullit të 13-të, duke përdorur vetëm teknikat dhe materialet që ishin në dispozicion në atë kohë.

Michel Guyot dhe Maryline Martin filluan projektin e Guedelon në vitin 1997, dhe ajo është tanimë afër përfundimit. Sot, ajo ka krijuar mbi 55 vende pune dhe tërheq më shumë se 300,000 vizitorë çdo vit. Ekziston dhe një periudhë historike e cila lidhet dhe udhëzon projektimin dhe ndërtimin e kështjellës.

Guadelon supozohet se filloi të ndërtohet në vitin 1228. Çdo vit që kalon është një vit në kohë historike, kështu që ne jemi tani në 1248.

“Rregulli është se vetëm ajo që dimë nga dokumentet që ekzistonin në atë kohë lejohet” thotë Sarah Preston, një guidë angleze.

“Edhe pse shumë të gëzuar për këtë projekt, dukej sikur kështjellës i mungonte diçka. Pra, ne shpikëm një karakter, pronarin, i cili do të udhëzonte mbi gjërat të cilit atij i pëlqenin ose jo për t’u ndërtuar në kështjellë. Seigneur Guilbert është një feudal i rangut të mesëm, të cilit i është dhënë e drejta për të ndërtuar kështjellën e tij, sepse ai u bashkua me kurorën gjatë një rebelimi në 1226.”

Përfundimi i kësaj mrekullie të pabesueshme pritet rreth vitit 1253 ose 2023 në botën e sotme./CityNews





Lajmet e fundit nga