web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jo gjithmonë fajin e ka shoferi/ Ndiqni videon që kompromenton këmbësorët dembelë

27 Shtator 2017, 19:16, Aktualitet CNA

Aksidentet rrugore në Shqipëri janë bërë shumë të shpeshta dhe vërtet shqetësuese. Numri i viktimave nga aksidentet rrugore është rritur shumë. Një pjesë e mirë e tyre ndodhin si pasojë e pakujdesisë së këmbësorëve të cilët ecin në autostradë duke rrezikuar jetën e tyre.

Edhe pse mbikalimet janë të disponueshme për këmbësorët ata zgjedhin rrugën për të kaluar. Në një video të publikuar nga  Harta Digitale e Aksidenteve, tek Unaza e Re e Tiranës,  tregohet mjaft qartë se si dy qytetarë duke pasur mbikalimin 100 metra më tutje preferojnë të mos e kalojnë nëpërmjet saj rrugën port ë kacaviren nëpërmjet trafikndarëseve duke ja kaluar në këtë pikë edhe majmunëve orangutangu të shquar për operacione të tilla zvarritëse./CityNews

Ndiqni videon e mëposhtme: https://www.facebook.com/hartadixhitale/videos/962120213926675/





Lajmet e fundit nga