web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha konfuz/ Fraksionet janë institucionalizuar, por nuk lejohen fraksionet

25 Shtator 2017, 20:55, Aktualitet CNA

Tepër konfuz është shfaqur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, edhe në dhënien e një përgjigjeje rreth pyetjes së adresuar nga Rakipllari, lidhur me moslejimin e mendimit ndryshe në parti, apo legjitimitetin e fraksioneve. Një propozim ky i artikuluar edhe nga grupi kundërshtar i Bashës brenda partisë e që shkaktoi debat  edhe në mbledhjen e Kryesisë, ku përfundimisht u ndalua krijimi i fraksioneve.

Mirëpo Basha mohoi gjithçka dhe në përgjigje të pyetjes së Rakipllarit, faqe shqiptarwve, deklaroi nga ekrani i emisionit ?Studio e hapur?, se fraksionet në PD ka kohë që janë legjitimuar, madje duke e shitur këtë si një standart europian të kësaj partie.

Përgjigje qesharake, sigurisht, po të kihen parasysh qoftë edhe ngjarjet më të fundit brenda PD-së, ku vetëm për ca propozime që do ta shëndoshnin edhe më shumë situatën e rënduar të PD-së, Basha ndëshkoi me largim nga jeta politike grupin e tij kundërshtar të mënyrës s esi e ka drejtuar dhe ai po e drejton PD-në./ CityNews





Lajmet e fundit nga