web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fiks Fare/ Nxënësit e Kasnicës në Fier përshkojnë 5 km në këmbë për tu shkolluar DAR Fier: Nuk është përgjegjësia jonë

25 Shtator 2017, 20:15, Aktualitet CNA

Rreth 60 fëmijë të shtatit Kasnicë, Bashkia Fier, duhet të ecin çdo ditë në këmbë 5 km vajtje ardhje për të shkuar në shkollë. Që nga fillimi i këtij sezoni këta fëmijë janë detyruar të ndjekin shkollën duke e bërë rrugën në këmbë, pasi nuk kanë mjet për t?i transportuar.
Në redaksinë e Fiks Fare mbërriti një foto ku shiheshin një grup fëmijësh hipur mbi një mjet të papërshtatshëm për të shkuar në shkollë. Në një ?dum dum? triçikël. Gazetarët e Fiksit morën rrugën drejt fshatit Kasnicës. Fëmijët pas përfundimit të mësimit të shumtë në numër hipin mbi një zetor të vogël për tu kthyer në shtëpi. Dikush mbi rrotë e ca të tjerë mbi kokën e zetorit të rrezikuar në maksimum, por të kënaqur që rrugën e kthimit nuk do e bënin në këmbë. Shoferi i zetorit pohon se është sakrificë e prindërve për të lënë çdo punë e me të tilla mjete kush të mundet të vijë e të marrë fëmijët. ? Jemi në hall të madh e mbi të gjitha me frikë të madhe, se mund të më bjerë edhe ndonjë fëmijë nga mjeti dhe rrezikoj shumë? shprehet ai. Ndërkohë nxënësit u tregojnë gazetarëve një ditë të zakonshme të tyren. Zgjimi është i hershëm pasi në ora 05:00 të mëngjesit duhet të nisen për shkollë për të kapur orën e parë të mësimit. Rutina nuk ndryshon as në ditë me shi, apo në temperatura shumë të ulëta. Edhe drejtoresha e shkollës ?5 dëshmorët? Patoz Fshat, Dorina Kuko, e njeh problemin dhe pohon se për këtë ajo ka mbledh prindërit për të gjetur një zgjidhje. ? Vjet këta fëmijë kanë pasur mjet , pasi i sillte një fugon privat. Këtë vit zotëria e shiti dhe kjo gjë penalizoi edhe nxënësit nga Kasnica? tha ajo. Ndërkohë që nga ana e saj është nisur rregullisht lista emërore e fëmijëve pranë zyrës financiare të Bashkisë Fier, për të marrë pagesën e transportit që u takon kur distanca është më e madhe se 2 kilometra.
Kurse shefi i i zyrës financiare në DAR Fier, e pranon situatën në të cilën ndodhën këta nxënës, por nuk mban përgjegjësi. ? Ne me pagesat jemi të rregullt dhe këtë problem duhet ta zgjidhin vetë prindërit , por gjithsesi ne këtu në Fier kemi 2 kompani që kanë fituar tenderin për linjat urbane dhe meqë fshati Kasnicë ka një numër të konsideruar nxënësish është edhe në interes të tyre t?ua ofrojnë këtë shërbim këtyre banorëve? shton Marko Nilo . Gjithsesi ai pohon se ky vit do të mbyllet në këto kushte, dhe vetëm me ardhjen e vitit të ri do të shihet nëse kjo linjë do të vihet në funksionim apo jo.





Lajmet e fundit nga