web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akreditimet e universiteteve/Britanikët apo Lindita Nikolla kush i bën vlerësimet?

25 Shtator 2017, 16:12, Aktualitet CNA

Prej disa kohësh ndaj institucioneve të larta arsimore publike dhe private ka filluar akreditimi i tyre nga Agjencia Britanike e Vlerësimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë.

Kjo agjenci ka kaluar në ?sitë? shkollat e larta dhe univeristetet duke vendosur dhe kontrolluar parametrat që duhet të plotësojnë për ti quajtur më pas si universitete të akredituara, çka do të bënte njohjen dhe vlerësimin më të lartë të diplomave që jepen në arsimin e lartë shqiptar.

Ky është një proces për tu vlerësuar për sa kohë nuk është i keqpërdorur nga privatët, por edhe vetë Ministria e Arsimit.

Shumë pikëpyetje kanë lindur pasi disa universitete ?kioska? kanë marrë akreditim më të plotë se Universiteti i Tiranës ndërkohë që në renditjen globale të universiteteve kioskat janë në fund të listës.

Dyshimet se akreditimet nuk janë të vërteta dhe plotësimet e standarteve kontrollohen prej Ministrisë së Arsimit direkt nga Linidta Nikolla, sot, i ka thelluar rektori i UMT-së Arben Gjata.

Në një postim të tij në rrjete sociale ai shkruan dhe falenderon një pjesë të stafit që është përfshirë, por çuditërisht një vlerësim për këtë akreditim i jep Ministres së Arsimit.Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata ka shprehur falenderime në lidhje me akreditimin e universiteteve.

Ai ka falenderuar grupin e punës, Dekanët, Senatin Akademik dhe Bordin e Administrimit. Gjithashtu ka falenderuar dhe ish drejtoreshën e QSUT, Ogerta Manastirliu, sot Ministre e Shëndetësisë.

Të gjithë falenderimet e dhëna deri këtu nuk kanë asgjë të keqe, por Arben Gjata më tej ka nxjerrë zbuluar dhe ka thelluar dyshimet se porcesin e akreditimeve e kontrollon ministria Nikolla. Cila është arsyeja që Gjata falenderon ministren e cila në fakt në rastin e universiteteve shqiptare duhet të ishte kontrolluesja e standateve dhe cilësisë së tyre. Pra ministrja nuk është palë me univeristetin, në rastin konkrret duhet të ishte një kundërshtare shumë e fortë, por mesa duket gjithçka kalon nga dora e saj.

Rektori Gjata e di mjaft mire këtë dhe nuk harron ta falenderojë. Ky i fundit është përgjegjësi për standartet e universitetit që drejton ndërsa ministria në vend që të jetë palë, duhet të kontrollojë rigorozisht dhe të nxjerrë jashtë skene çdo universitet që nuk plotëson standartet.

Më e pakta që bën Arben Gjata, është servilizmi i tepruar ndaj ministres Lindita Nikolla dhe ndoshta padashje nxjerr zbuluar faktin se Nikolla është ajo që kontrollon porcesin e akreditimit, jo agjencia britanike, ndryshe nuk ka si shpjegohet falenderimi i rektorit të UMT-së. /CityNews





Lajmet e fundit nga