web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbledhja e kryesisë/ Patozi: Ishte pasqyrë e degradimit të PD

22 Shtator 2017, 10:51, Aktualitet CNA

Pas mbledhjes së kryesisë, ka reaguar ish-kreu i grupit parlamentar të Parisë Demokratike Astrit Patozi.

Patozi është shprehur se kjo mbledhje ishte pasqyrë e degradimit të Partisë Demokratike nën drejtimin e Bashës .

Ndërkohë Patozi u shpreh se është i bindur që janë të shumtë demokratët që duan një parti tjetër. Sipas tij, problem është cilësia dhe përmbajtja e debatit brenda PD.

?Dje u kuptua qartë se problem nuk është kryetari por anëtarët e Partisë Demokratike?- tha Patozi./ CityNews





Lajmet e fundit nga