web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lulzim Basha marshon përpara me Jemin Gjanën

22 Shtator 2017, 08:57, Aktualitet CNA

Dje në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike ka pasur disa debate të forta, të cilat kanë shkuar gati në konflikte fizike midis Jemin Gjanës dhe Valbona Mezinit.

Por le të shohim ku qëndron diferenca midis tyre, jo thjeshtë për kontribute por dhe për  atë përdorim qesharak që i bëhet një veterani apo pensionisti si Jemin Gjana.

Një grup anëtarësh kryesie, kritik të Bashës, të cilët kërkojnë përgjegjësitë konkrete për marrëveshjet e tij me Ramën dhe humbjen e 25 qershorit, përballë kanë pasur në kryesi Jeminin, i cili mbronte Lulzimin, që në fakt është një nga përfituesit më të mëdhenj në këto 27 vite politikë të PD. Përballë kishte një vajzë, e cila nuk  ka qënë asnjë ditë në pushtet, por bashkohet me PD dhe kontribuon në opozitë. Jemini ka qënë rreth 20 vite deputet, ministër Bujqësie, kryetar grupi i PD, nënkryetar, asnjëherë nuk ka çuar te PD-ja një rezultat konkret politik. Me mbështetjen e dhënën nga demokratët, me detyrat e dhëna nga Berisha, Jemini është paguar nga taksat e shqiptarëve, ndoshta afërsisht gjysëm milioni dollarë, të cilat në këtë jetë i ka prej karriges si i zgjedhuri i PD-së.

Me një mentalitet arkaik komunist, një nga përfituesit më të mëdhenj të PD përballet me të rinjtë dhe i serviloset Lulzim Bashës me shpresën se ky i fundit, ashtu siç zgjodhi Tritan Shehun në moshën 70-vjeçare mund t?i japë dhe Jeminit një shanc të fundit.

Sa më fort ta shtrëngojë Lulzim Basha Jemin Gjanën, sa më fort të mbështët nga servilet e tjere dhe te të paaftët që e rrethojnë aq me e zymtë është e ardhmja e PD. Ku mbrëmë u pa hipokrizia e Lulzim Bashës që violine të parë kishte Jemin Gjanën, një kryesi ku mendimi ndryshe nuk duhet të flase dhe ndoshta Jemini është i gatshëm të drejtojë procesin e  manipulimit të zgjedhjeve në strukturat e PD, ashtu siç bëri me zgjedhjen e vetë Bashës./ CityNews





Lajmet e fundit nga