web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtojnë mjetin në gjendje të dehur/ Arrestohen dy persona

22 Shtator 2017, 10:12, Aktualitet CNA

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Mësohet se të ndaluarit janë shtetasit Bujar Leka, 51 vjeç banues në Tiranë dhe Emanuel Vishkulli, 25 vjeç banues në fshatin Klos.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal./ CityNews





Lajmet e fundit nga