web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shënim/ Misioni i Bashës vazhdon, dobëson PD-në për interesat e Edi Ramës

22 Shtator 2017, 09:30, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dje, pas mbledhjes së kryesisë, tregoi edhe një herë se është i vendosur ta çojë Partinë Demokratike në ekstremin që do të çonte në ndarje apo minimumin që do të ishte braktisja e tij më e madhe.

Basha duket se e ka ndarë mendjen që ta kthejë Partinë Demokratike në një biznes personal dhe ta shmangë nga misioni i saj. Nga një forcë politike ai kërkon që PD-në ta verë në dispozicion të interesave të veta klienteliste dhe korruptive.

Lulzim Basha këto i ka vërtetuar kur më 22 korrik manipuloi dhe zhvilloi një garë të turpshme për tu rizgjedhur kryetar i PD-së, e vazhdoi dhe dje kur mblodhi Kryesinë pas gati 5 muajsh.

Basha mbrëmë tha se nuk do të lejonte mendimin ndryshe në parti, se fraksionet nuk do të ishin pjesë e saj, por se ishte i gatshëm që kundërshtarët ti përdorte si ushtarë në rast se ata donin.

Me një malinjitet politik kreu demokrat çdo ditë që kalon sulmon, përçan dhe konflikton vetëm me shumicën dërmuese të Partisë Demokratike e cila është kundër tij, marrëveshjes së tij me Edi Ramën, pazareve korruptive dhe blerjeve që bën në drejtimin e PD-së, pa lënë mënjanë paaftësinë dhe shpartallimin organizativ që i ka bërë Partisë Demokratike.

Lulzim Basha dje nuk bëri asgjë tjetër, thjesht vazhdoi misionin e tij për dobësimin e Partisë Demokatike në interes të Edi Ramës, të cilin kujton se mund ta mundë pas 4 vitesh me Emin Gjanën, Gent Strazimirin, Emond Spahon, Ervin Salianjin apo Klevis Balliun. Ai e di që me këta nuk e mund dot kurrë por, në fund, Lulzim Basha vazhdon ti garantojë jetëgjatësinë Edi Ramës, duke siguruar karrigen e kryetarit dhe duke përçarë Partinë Demokratike. Misioni i Bashës vazhdon./ CityNews





Lajmet e fundit nga